E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalet ODIHR vlereson listat dhe kartat e identitetit

Delegacioni i ODIHR0-it tek Basha Po permbushen detyrimet. Pergatitjet per zgjedhjet Basha informon ODIHR-in

Delegacioni i ODIHR-it gjate takimit dje me ministrin e Brendshem Lulzim Basha vleresoi permbushjen e rekomandimeve per listat e zgjedhesve dhe kartat e identitetit. Z. Basha priti dje perfaqesuesit e misionit te ODIHR-it qe po viziton Shqiperine te cilet i informoi gjeresisht per pergatitjet e deritanishme per zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 si dhe me udhezimet e drejtuara per njesite e qeverisjes vendore per kete qellim. Perfaqesuesit e misionit te ODIHR-it vleresuan permbushjen e rekomandimeve qe kane te bejne me shpalljen ne kohe te listes paraprake te zgjedhesve dhe me pajisjen e votuesve me dokumentet e nevojshme te identitetit. Delegacioni i misionit te ODIHR-it ka zhvilluar nje takim afro 120 minuta edhe me kryesocialistin Edi Rama. Nuk mesohen detajet e takimit por duket se pa dyshim tema kryesore ku eshte perqendruar biseda kane qene kontestimet e selise roze per zgjedhjet e shkuara dhe hetimin parlamentar per to. Palet mesohet te kene pasur diskutime te ndezura dhe per mungesen e vullnetit nga ana e Partise Socialiste per te bashkepunuar me mazhorancen per te bere reformen zgjedhore. Te merkuren perfaqesuesit e misionit te ODIHR-it priten te kene nje takim me Kryeministrin Berisha Presidentin Topi dhe Kryeparlamentaren Topalli.

ODIHR tek Haxhinasto Opozita te kontribuoje per 8 majin

Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto i kerkoi dje opozites se majte qe te jape kontributin e saj per te bere te mundur qe zgjedhjet vendore te 8 majit te jene te lira dhe te ndershme. Ne takimin me misionin e OSBE/ODIHR-it qe ndodhet ne Tirane per te vleresuar situaten parazgjedhore ministri Haxhinasto foli per pergatitjet e qeverise qe kane te bejne me administrimin e zgjedhjeve. Ai theksoi domosdoshmerine e te gjitha forcave politike ne menyre qe zgjedhjet e 8 majit te arrijne standardet.

Eumlshte e domosdoshme qe cdo parti politike edhe opozita aktuale duhet te ndaje ceshtjen e retorikes politike nga domosdoshmeria e saj per tu angazhuar per te garantuar nje administrim zgjedhor nje proces zgjedhor qe eshte ne perputhje te plote me standardet e OSBE/ODIHR-it dhe standardet e tjera te pranuara nderkombetarisht. Mendoj se angazhimi ne kete proces te reformes zgjedhore eshte nje domosdoshmeri qe Shqiperia te vazhdoje me tej te kualifikohet me standardet me te larta te organizimit te zgjedhjeve - tha Edmond Haxhinasto zv.kryeminister minister i Jashtem.
Duke mbetur tek opozita ai riperseriti oferten e Kryeministrit se mazhoranca do te miratoje cdo amendament te saj qe do te certifikohet nga OSBE/ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias. Misioni vleresues i OSBE/ODIHR-it pas takimeve ne Tirane do te dale me nje raport ne te cilin do te vleresoje mjedisin parazgjedhor dhe pergatitjet per zgjedhjet e te rekomandoje nese eshte e nevojshme nje veprimtari e ODIHR-it lidhur me zgjedhjet.

Meta-ODIHR Shqetesuese vonesa e fillimit te reformes zgjedhore

Kryetari i LSI-se Ilir Meta priti dje perfaqesuesit e misionit te ODIHR-it qe po viziton Shqiperine. Ne takim u fol per disa ceshtje qe kane te bejne zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ne fokus ishte reforma zgjedhore. Kryetari i LSI-se shprehu shqetesimin per vonesen e pajustifikueshme te reformes zgjedhore. Zgjedhjet lokale te 8 majit po pergatiten ne kushtet e nje klime te tensionuar politike dhe shkak i ketij tensioni eshte qendrimi tashme i njohur i grupit drejtues te Partise Socialiste. Lideri i LSI-se z. Meta u shpreh se hyrja ne zgjedhjet e ardhshme me Kodin Zgjedhor te 2008-s nuk perben domosdoshmerisht ndonje standard te munguar pavaresisht se interesat e saj diktojne nevojen per te kryer disa ndryshime te domosdoshme. Ne kete kuader LSI do te vazhdoje te nxise partite politike parlamentare per te kryer reformen e nevojshme zgjedhore. Nderkaq LSI ka propozuar qe reforma zgjedhore nese kryhet te perqendrohet ne keto aspekte adresimi i duhur ligjor i konfliktit te interesave qe ekziston tek roli qe kane kryetaret e bashkive dhe te komunave ne pergatitjen e zonave te qendrave te votimit dhe te listave te zgjedhesve percaktimi me i qarte i kritereve te caktimit te qendrave te votimit dhe e vendeve te numerimit te votave ne ambientet private duhet permiresuar me shume aksesi i pjesemarresve ne procesin zgjedhor vecanerisht duhet sqaruar ligjerisht dhe njehere e mire procedura e rinumerimit te votave ne KQZ duhen hartuar rregulla moderne per financimin e partive politike ne zgjedhje. Shqiperia ka nevoje per adaptimin e nje modeli te besueshem dhe transparent te financimit te zgjedhjeve. Nderkaq kreu i LSI-se i beri me dije misionit te ODIHR-it se eshte me se e domosdoshme celja e nje reforme serioze administrative dhe territoriale. Nje reforme e tille nuk duhet pare vetem ne kontekstin elektoral por ne radhe te pare dhe ekskluzivisht ne kontekstin e zhvillimit evropian te vendit. LSI cmon paraprakisht se zhvillimi rajonal eshte perparesi e padiskutueshme per reformen territoriale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›