E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Te ulen tensionet duhet bashkepunim

Presidenti i Republikes Bamir Topi u beri dje thirrje paleve politike qe te ulin tonet dhe te bashkepunojne per hir te interesave te shqiptareve. Nga qyteti i Tepelenes Topi deklaroi se palet duhet te bashkepunojne me njera-tjetren. Duke iu referuar seances se te henes ne Parlament ai kritikoi ate dhe tha se dicka e tille nuk duhet pare me. Topi kembenguli se ka bere edhe here te tjera thirrjen per te gjetur rrugen e bashkepunimit pasi ata jane votuar nga qytetaret per te bere me te miren per ata qe i kane zgjedhur. Topi kembenguli gjithashtu se edhe institucionet duhet te respektojne ligjet. Gjuha e perdorur ne seance eshte nje ritual i papranueshem. U bej apel te gjitha paleve qe te rishikojne dimensionin institucional e demokratik parlamentar - ka deklaruar Topi ne nje prononcim per mediat. Ne nje prononcim per mediat Bamir Topi u shpreh i shqetesuar per klimen e acaruar ne sallen e seancave plenare dhe i ka kerkuar PD-se dhe PS-se te gjejne frymen e bashkepunimit mes tyre.

Apel te rikthehet demokracia ne Parlament - tha Topi duke kerkuar qe ky te jete nje plan kryesor i politikes dhe duke kujtuar se ky eshte nje detyrim qytetar. Reagimi i Topit vjen pas seances parlamentare nje dite me pare ku deputetet kane rritur dozat e akuzave dhe fyerjeve mes tyre. Ndersa duke prekur terthorazi ceshtjen e videos Meta-Prifti kreu i shtetit ka kerkuar nga institucionet e drejtesise qe te zbatojne me korrektesi ligjin.
U bej thirrje te gjitha institucioneve qe te angazhohen ne respektimin e ligjeve. Vetem duke zbatuar ligjet do kete me pak abuzime ne vend - nenvizoi Topi. Reagimi i kreut te shtetit vjen pas seances parlamentare te henen pasdite ku deputete socialiste jane share e fyer me ata demokrate dhe ata te LSI-se. Debatet u fokusuan rreth video-pergjimit Meta-Prifti qe prej ditesh ka sjelle nje situate te tensionuar ne kampet kryesore te politikes shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›