E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilaç i ri kundër kancerit të gjirit

Zbulimi

Një ilaç kundër osteoporozës gjithashtu mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit. Sipas një studimi të ri, ilaçi i quajtur Zometa, kur injektohet në venat e grave me kancer në gji, mund veprojë krahas kimoterapisë për të ndihmuar në tkurrjen e tumorit. Tumorët e vegjël mund të hiqen lehtë me operacion, duke u dhënë shumë grave mundësi që të trajtohen me lumpektomi sesa me mastektomi të plotë.

Ilaçi Zometa kundër osteoporozës mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit në shumë drejtime. Kërkimet e mëparshme kanë treguar se gratë e trajtuara për rastet e kancerit të gjirit në fazë të hershme kishin më pak gjasa për të provuar rikthimin e tumorit nëse atyre u jepej Zometa me injeksion në venë.

Por një studim i ri tregon se Zometa mund të ketë edhe aftësi për të luftuar drejtpërdrejt tumorin. Mjekët morën në shqyrtim 205 gra me tumor në gji, i cili kishte filluar të përhapej në qelizat e shëndetshme përrreth. Disa prej grave u trajtuan me kimoterapi për të tkurrur tumorin para operacionit, ndërsa të tjerat u trajtuan me kimoterapi por iu dha edhe Zometa 3 deri 4 herë në javë për një muaj e gjysmë. Kur gratë më në fund shkuan për t’u operuar, tek ato që ishin trajtuar me Zometa, mjekët vunë re se tumori i tyre ishte afërsisht 14 milimetra më i vogël. Si rezultatet, 15 për qind e grave që u trajtuan me Zometa ishin në gjendje për të pasur lumpektomi në vend të mastektomisë, në krahasim me 22 për qind të grave që u trajtuan vetëm me kimoterapi.

Mjekët tani po vëzhgojnë gjendjen e këtyre grave dhe të mijëra të tjerave për të përcaktuar nëse Zometa mund të pakësojë rastet e rikthimit të kancerit ose të zgjasë jetën e grave me kancer në gji në fazë të ndërmjetme zhvillimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›