E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e çmimeve gjatë vitit 2008, mesatarja 2.6 %

Banka e Shqipërisë ka deklaruar se gjatë vitit 2008 është mbajtur nën kontroll rritja e çmimit, ku mesatarja e vitit ka qenë në masën e 2.6-përqindëshit. Objektivi i bankës është që rritja e çmimeve të mos jetë më e madhe se 4 për qind. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka thënë se ulja e çmimeve të konsumit pritet të vazhdojë edhe në muajt pasardhës. Rënia e inflacionit në Eurozonë pritej të reflektohej në Shqipëri, ku 80 për qind e flukseve tregtare kryhen me vende të Eurozonës. Kjo do të bëjë që fokusi i politikave monetare të zhvendoset drejt evitimit të situatave deflacioniste dhe nxitjes së rritjes ekonomike. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka thënë se qeveria shqiptare po merr masa për të shmangur deflacionin, që sipas tij, do të sillte pasoja të padëshiruara për ekonominë. Bode tha se inflacioni do të synohet të mbahet në kufijtë e plus minus një të tre përqindëshit. Duke parë situatën ekonomike, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut në nivelin 6.25 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›