Procedurat dhe dokumentet për të përfituar pension familjar
Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije kushtet ligjore dhe sqarimet e domosdoshme për çdo person që kërkon të përfitojë pension familjar
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë me dije dokumentet e domosdoshme për personat të cilët kërkojnë të aplikojnë për të përfituar pension familjar. Në bazë të ligjit për pensionet familjare ka disa nënndarje dhe kategori personash që mund ta përfitojnë atë. Kështu, mund të aplikojnë për pension familjar anëtarët e familjes që janë të paaftë në punë dhe që kanë bashkëjetuar me të ose me pensionistin, marrin pension familjar në rast se mbajtësi i tyre vdes brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e mosparaqitjes në punë dhe kishte kushte për të marrë pension invaliditeti.
Gjithashtu, po në bazë të ligjit, anëtarët e familjes që kanë të drejtë të marrin pension familjar, janë fëmijët, fëmijët e fëmijëve, të adoptuarit dhe fëmijët e tyre nën moshën 15 vjeç ose gjer në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën pa bursë ose edhe më të mëdhenj, në qoftë se janë bërë të paaftë për punë para se arrinin moshat përkatëse, si dhe vëllezërit dhe motrat që janë në këto kushte dhe nuk kanë prindër të aftë për punë.
Prindërit, adoptuesit dhe bashkëshortët që kanë mbushur moshën, burrat 65 vjeç dhe gratë 55 vjeç, ose edhe nën këtë moshë në qoftë se janë të paaftë për punë. Bashkëshorti që rimartohet, humbet të drejtën e pensionit. Fëmija që adoptohet ose martohet, humbet të drejtën e pensionit. Fëmija ka të drejtë të marrë pension familjar kur vdes njëri prind edhe kur prindi tjetër është në punë ose merr pension.
Ky pension caktohet mbi të ardhurat mesatare mujore që anëtari i kooperativës ka marrë gjatë 3 viteve kalendarike të fundit në kooperativë ose mbi të ardhurat që është llogaritur pensioni. Kështu, për familjet me tre ose më shumë anëtarë 50 për qind, ndërsa për familjet me dy anëtarë 40 për qind si dhe për familjet me një anëtar 30 për qind.
Sipas këtij ligji, pensioni familjar nuk mund të jetë më i ulët se 100 lekë në muaj për familje me tre ose më shumë anëtarë, 80 lekë për familjet me një anëtar dhe as më i lartë se 400 lekë për familjet me tre ose më shumë anëtarë, 300 lekë për familjet me dy anëtarë dhe 200 lekë për familjet me një anëtar.
Përfitimet
Për të marrë këtë përfitim personi duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore ku të deklarojë se nuk është ekonomikisht aktiv (i punësuar ose i vetëpunësuar). Jetimi që ka moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar kur nuk vazhdon shkollën dhe është nën 18 vjeç (kur banon në qytet ) dhe është nën 16 vjeç (kur banon në fshat) në kërkesën për pension deklaron se nuk është i punësuar ose i vetëpunësuar, si dhe paraqet vërtetim nga zyra e punës. Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës për rastet kur kërkohet të përfitohet nga dekreti nr. 758, datë 1.4.1994 "Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut. Vërtetim nga ministria përkatëse për humbjen e jetës së pilotit në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit".
Pagesa
Pensioni paguhet një herë në muaj; ashtu si ai i invaliditetit apo pensioni i pleqërisë paguhen në qendrat paguese të zyrave të Postës Shqiptare. Për rastet kur pagesa e pensioneve fillon më vonë se data 1 e muajit, pensioni i paguhet për ditët e tjera që mbeten nga data e caktuar për fillimin e pagesës, për shembull kur pagesa e pensionit fillon më datë 13 të muajit, atëherë pensioni llogaritet dhe paguhet 18 ditë për muajin e parë, ndërsa për muajt e tjerë pensioni i paguhet i plotë.
Dokumentet
1. Certifikatë e gjendjes familjare.
2. Certifikatë vdekjeje e të siguruarit (ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes) si tek pensionet e invaliditetit.
3. Koha e sigurimit apo vjetërsia në punë dhe lloji i saj vërtetohet me të njëjtat dokumente si në rastin e pensionit të pleqërisë.
4. Vërtetim i pagës së personit që ka vdekur: a) sipas gërmës “c” të kapitullit II, kur i ndjeri kishte apo i takonte pension pleqërie; b) Sipas pikës II/2 të kapitullit II, kur i ndjeri kishte apo i takonte pension invaliditeti.
5. Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t`u punësuar ose vetëpunësuar.
6. Vendimi i KMCAP-it për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune.
7. Vërtetimi i organeve të pushtetit lokal që një i ve ose e ve ishte në ngarkim të të vdekurit dhe mban një fëmijë deri në moshën 8 vjeç dhe që ishte në ngarkim të të vdekurit.
8. Procesverbal që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë si dhe vendim i KMCAP-it kur vdekja është shkaktuar nga sëmundje profesionale.
9. Vërtetimi i organeve të pushtetit lokal që prindërit, prindërit e prindërve nuk kanë persona që detyrohen t`i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur jo më pak se një vit para vdekjes.