Ilia Terpini, film për një "Nënë Terezë" franceze
Kineasti Ilia Terpini rikthehet si protagonist në film me një realizim të titulluar "Dashuria e një gruaje franceze për Shqipërinë". Ky është një dokumentar që do të shfaqet premierë të shtunën, në kinema "Millenium 2". Aty jepet një histori jo e zakonshme e një gruaje që sfidoi kohën, një histori intriguese midis Tiranës dhe Marsejës. Bëhet fjalë për Sylvian Muzelje, personazhi kryesor i këtij dokumentari. Dokumentari është realizuar përmes disa intervistave që i janë marrë Besnik Mustafajt ish-ambasadori ynë në Francë, si dhe mjekut të njohur Mentor Petrela, i specializuar në Francë, të cilët tregojnë për këtë zonjë që e kanë njohur nga afër dhe flasin për aktet e saj humanitare në ndihmë të Shqipërisë.