E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shkallët", grykësia e ndërtuesve në një film

Dje u shfaq në kinema "Imperial" premiera e filmit komedi "Shkallët", me regjisor Ilir Harxhin, njëherësh dhe producent dhe skenar të Artan Minarollit. Filmi është realizuar me financimin e Qendrës Kombëtare Kinematografike dhe shtëpisë filmike "Idea". Në 30 minuta tregohet historia e një ndërtuesi të pangopur, i cili për të fituar sa më shumë arrin deri aty sa edhe pallatin ku banon vetë e ndërton jashtë standardeve, duke ngushtuar shkallët, të cilat i sjellin atij edhe fundin tragjik. Në film interpretojnë aktorët: Margarita Xhepa, Gentian Zenelaj, Agnesa Vuthaj, Genc Fuga, Ledio Lako, Naun Shundi. Muzika është realizuar nga Miron Kotani, ndërsa drejtor fotografie është Clarck Betzl.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›