Dopjetë e BraunGP, Baton fiton dhe arratiset
Shumë pak gjëra kanë ndryshuar
përkundër asaj që pritej
pas vendimit të FIA-s për
difuzorët. Ndaj mund të themi
se jemi në vazhdën e Botërorit
të mëparshëm, të dominuar nga
BraunGp dhe pilotët e saj: komandojnë
Xhenson Baton dhe
skuadra e tij. Anglezi, i cili fitoi
edhe GP-në e Spanjës, para shokut
të skuadrës Rubens Barrikelo, ka
marrë superxhiro në klasifi kim dhe
tani është vërtet mision i vështirë
ta arrish. Katër fi tore dhe një vend
i tretë në pesë gara është hapi i
dikujt që nuk bën blof, sepse në ato
ambiente thuhet që makina e cila
ecën mirë në Montelmo, ecën mirë
gjatë gjithë vitit. Nëse është vërtet
kështu, atëherë 2009-a do të kalojë
me të gjitha votat pro BraunGP. Në
vendin e dytë qëndron më shumë
se kurrë Red Bull. Vendi i tretë i
Mark Veberit para shokut Sebastian
Vetel fl et qartë.
Benzina
Gjynah në fakt për Ferrarin.
Masa ishte për shumë kohë i treti
dhe i katërti, por problemet nuk
kanë fund për të. Një problem
me benzinën e makinës e detyroi
Felipen të ulte shpejtësinë për të
mos mbaruar të gjithë karburantin.
Kështu iu desh t‘ia linte vendin
Vetelit dhe Alonsos. Tërheqja e Raikones
e bëri akoma më të shëmtuar
ditën, që mund të kish qenë
më e këndshme, të paktën për sa
i përket ringjalljes së skuadrës,
meqë galopi i "Cavallinos" me
BraunGP ishte i dukshëm që në
një të tretën e garës.
Incidente
Gara për Çmimin e Madh ishte
pothuajse lineare. Në start Barrikelo
u tregua shumë i zoti për
t‘ia hedhur Batonit, ndërsa Masa
u shfaq akoma edhe më i zoti se
Vetel. Pas dy kthesash, një aksident
bllokoi Trulin, Sutil dhe makinat
Red Bull të Burde dhe Buemi.
"Safety car" qëndroi përgjatë tre
xhirove dhe pastaj garimi me
BraunGP. Masa e mbajti mirë veten
pas Vetelit dhe Ueber (shumë i
zoti) u mbrojt si luan ndaj sulmit
të Alonsos, me parakalime dhe
kundërparakalime në dëm të idhullit
të shtëpisë.
"Pit stop"
Gjithçka më në fund u vendos
në "pit stop". Dhe strategjia e
dy ndalesave të Batonit krahasuar
me tre ndalesat e Rubens
Barrikelos, bëri diferencën drejt
fi tores. Por diçka duhet nënvizuar:
puna në bokse e BraunGP ishte e
përsosur, as më i vogli hezitim. U
ndie edhe një herë mënyra e organizimit
të përgjegjësit të skuadrës.
Barrikelo, edhe pse me një ndalesë
më shumë, ia doli ta mbyllte me
vendin e dytë, para një Ueberi të
papërmbajtshëm, perfekt në garë
dhe në strategji, gjë që i lejoi t‘ia
kalonte me një lëvizje të vetme edhe
Masës, edhe Vetelit. Pas tij ishin
Hajdfeld dhe Rozberg, ndërsa Hemilton
e mbylli me vendin e nëntë.
Gara e ardhshme do të zhvillohet
në Montekarlo pas dy javësh.
përkundër asaj që pritej
pas vendimit të FIA-s për
difuzorët. Ndaj mund të themi
se jemi në vazhdën e Botërorit
të mëparshëm, të dominuar nga
BraunGp dhe pilotët e saj: komandojnë
Xhenson Baton dhe
skuadra e tij. Anglezi, i cili fitoi
edhe GP-në e Spanjës, para shokut
të skuadrës Rubens Barrikelo, ka
marrë superxhiro në klasifi kim dhe
tani është vërtet mision i vështirë
ta arrish. Katër fi tore dhe një vend
i tretë në pesë gara është hapi i
dikujt që nuk bën blof, sepse në ato
ambiente thuhet që makina e cila
ecën mirë në Montelmo, ecën mirë
gjatë gjithë vitit. Nëse është vërtet
kështu, atëherë 2009-a do të kalojë
me të gjitha votat pro BraunGP. Në
vendin e dytë qëndron më shumë
se kurrë Red Bull. Vendi i tretë i
Mark Veberit para shokut Sebastian
Vetel fl et qartë.
Benzina
Gjynah në fakt për Ferrarin.
Masa ishte për shumë kohë i treti
dhe i katërti, por problemet nuk
kanë fund për të. Një problem
me benzinën e makinës e detyroi
Felipen të ulte shpejtësinë për të
mos mbaruar të gjithë karburantin.
Kështu iu desh t‘ia linte vendin
Vetelit dhe Alonsos. Tërheqja e Raikones
e bëri akoma më të shëmtuar
ditën, që mund të kish qenë
më e këndshme, të paktën për sa
i përket ringjalljes së skuadrës,
meqë galopi i "Cavallinos" me
BraunGP ishte i dukshëm që në
një të tretën e garës.
Incidente
Gara për Çmimin e Madh ishte
pothuajse lineare. Në start Barrikelo
u tregua shumë i zoti për
t‘ia hedhur Batonit, ndërsa Masa
u shfaq akoma edhe më i zoti se
Vetel. Pas dy kthesash, një aksident
bllokoi Trulin, Sutil dhe makinat
Red Bull të Burde dhe Buemi.
"Safety car" qëndroi përgjatë tre
xhirove dhe pastaj garimi me
BraunGP. Masa e mbajti mirë veten
pas Vetelit dhe Ueber (shumë i
zoti) u mbrojt si luan ndaj sulmit
të Alonsos, me parakalime dhe
kundërparakalime në dëm të idhullit
të shtëpisë.
"Pit stop"
Gjithçka më në fund u vendos
në "pit stop". Dhe strategjia e
dy ndalesave të Batonit krahasuar
me tre ndalesat e Rubens
Barrikelos, bëri diferencën drejt
fi tores. Por diçka duhet nënvizuar:
puna në bokse e BraunGP ishte e
përsosur, as më i vogli hezitim. U
ndie edhe një herë mënyra e organizimit
të përgjegjësit të skuadrës.
Barrikelo, edhe pse me një ndalesë
më shumë, ia doli ta mbyllte me
vendin e dytë, para një Ueberi të
papërmbajtshëm, perfekt në garë
dhe në strategji, gjë që i lejoi t‘ia
kalonte me një lëvizje të vetme edhe
Masës, edhe Vetelit. Pas tij ishin
Hajdfeld dhe Rozberg, ndërsa Hemilton
e mbylli me vendin e nëntë.
Gara e ardhshme do të zhvillohet
në Montekarlo pas dy javësh.