Ilir Beqja jo më deputet Gjykata: Shkeli Kushtetutën
TIRANE- Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja. Pas kërkesës së një grupi deputetësh demokratë, sipas së cilës, Beqja ka përfituar fonde publike nga bashkia e Durrësit, gjatë kohës kur ka qenë deputet, Gjykata Kushtetuese qartësoi në vendimin e saj se "megjithëse mandati i deputetit, në pamje të parë, mund të konsiderohet si individual, ai nuk mund të kuptohet i shkëputur nga mandati i Kuvendit.” Gjykata çmon se momenti i betimit të deputetit shënon datën e fillimit të ushtrimit të detyrës së tij si deputet dhe jo fillimin e mandatit të deputetit. "Në bazë të nenit 71/1 të Kushtetutës, megjithëse Ilir Beqja ka bërë betimin si deputet në datën 25.2.2010, mandati i tij parlamentar konsiderohet i fituar në momentin e shpalljes deputet nga KQZ-ja, pra në datën 1.8.2009, dhe jo ditën e betimit.”
“Duke shqyrtuar në tërësi faktet dhe rrethanat e çështjes, Gjykata thekson se deputeti Ilir Beqja ka qenë në kushtet e papajtueshmërisë së parashikuar nga neni 70/3 i Kushtetutës, kur ka marrë pjesë në tenderin e organizuar nga Bashkia Durrës dhe ka lidhur kontratë me përfaqësuesit e saj për informatizimin e mjediseve të asaj Bashkie, pasi atij i kishte filluar mandati i deputetit".
Gjykata thekson se pasojat juridike të mandatit fillojnë në momentin që kandidati shpallet deputet nga KQZ-ja. Nga ky moment deputeti është i detyruar të plotësojë të gjitha kërkesat kushtetuese dhe ligjore që lidhen me ndalimin e kryerjes së aktiviteteve të tjera apo deklarimet lidhur me interesat e tij financiarë, siç parashikon Kushtetuta në nenin 70 të saj dhe ligjet e tjera përkatëse.
Deputeti Ilir Beqja kishte detyrimin që në momentin e shpalljes së tij fitues nga KQZ-ja të shmangte çdo rast të papajtueshmërisë. Pretendimi i tij kryesor se ai në atë periudhë nuk ishte deputet, pasi nuk kishte bërë betimin, është i pabazuar. Së pari, mandati i tij ka filluar që në datën 1.8.2009, ndërsa të ardhurat nga Bashkia Durrës ai i ka marrë në datën 17.2.2010 dhe 21.5.2010. Së dyti, mosbërja e betimit nga ana e tij nuk mund të paraqitet si shkak i ligjshëm, pasi ky veprim ishte rezultat i vendimmarrjes personale të tij bazuar mbi motive politike të bëra publike pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Sipas gjykatës, fakti që ai nuk bëri betimin për disa muaj pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ dhe fillimit të mandatit të deputetit nuk e përjashton atë nga përgjegjësia për të plotësuar detyrimet që rrjedhin nga mandati parlamentar, të filluar prej muajsh.
Madje gjykata ka theksuar se vetë fakti i mosbërjes së betimit pa arsye të përligjura përbën në vetvete cënim të nenit 72 të Kushtetutës dhe për këtë shkak duhet të ishte shmangur me kohë nga subjekti i interesuar dhe jo të përdoret si justifikim për situatën e papajtueshmerisë në të cilën ai ndodhej. Gjykata vlereson se deputeti ka detyrimin që në momentin e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pavarësisht se kur e bën betimin të sillet si deputet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në rastin e deputetit Ilir Beqja. Për këtë arsye Gjykata Kushtetuese ka konstatuar papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja, i cili deri ditën e djeshme ka qenë prezent rregullisht në sallën e Kuvendit.
Por pas zbardhjes së sotme të vendimit, Beqja nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë e PS duhet ta zëvendësojë atë me emrin e rradhës në listën e kandidatëve për deputetë të qarkur të Shkodrës në vitin 2009 .
(NEWS24/s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ilir Beqja jo më deputet, Gjykata: Shkeli Kushtetutën