Ilir Beqja, pasqyrimi i sjelljes kaotike të PS

Që PS-ja dhe opozita, nuk di ç’të bëj e si të sillet në këto ditë të emergjencës natyrore, te demonstron më së miri deputeti i pamandatuar ende i Shkodrës, Ilir Beqja.Deklarata e tij, kaotike dhe kundërshtuese të njëra-tjetrës, janë reciprokisht, qëndrimet dhe deklarimet kaotike e kundërshtuese edhe të PS-së në përgjithësi dhe opozitës në veçanti.Dy ditë më parë, saktësisht paraditen e së mërkurës, në një moment të vetëm (dhe çuditërisht), në një televizion të vetëm, të njohur për qëndrimet e tij pranë PS-së dhe opozitës, pamë dhe dëgjuam Ilir Beqjan dhe Tom Doshin, deputetët socialistë të Shkodrës që nga komuna e Dajçit, “kryqëzonin” qeverinë dhe kërkohej prej tyre që, “qeveria të përmirësojë situatën dhe të mos përhapë panik te banorët. Nuk i falet një kryeministri të përhapë panik te banorët që gjenden në vështirësi”, deklaroi me gojën e tij Ilir Beqja, ndërsa Tom Doshi aprovonte duke tundur kokën e tij.Jo aq për të moskuptuarin e asaj ç’ka ndodhte në zonën e Shkodrës, apo edhe të Lezhës, se sa qëndrimi “kundërshtues”, dhe për inat të Kryeministrit Sali Berisha, pse ai (kryeministri) e kishte cilësuar situatën “prag katastrofe”, Ilir Beqja, nuk e fshihte kënaqësinë e asaj që “kishte zbuluar”... Por duket, vetëm disa orë më vonë, saktësisht mbrëmjen e së mërkurës, që për çudi korrespondon me rikthimin në atdhe të Edi Ramës dhe me telefonatat terrorizuese dhe panik-ndjellëse që po mbërrinin në telefonat e qytetarëve shkodranë, Ilir Beqja, shfaqet sërish në një tjetër ekran televizioni dhe lëpinte atë që kishte pështyrë disa orë më parë.Këtë herë Ilri Beqja nuk e fshihte “shqetësimin” për mungesën e transparencës nga qeveria, por për më tepër për “kërcënimin e sigurisë kombëtare”.Përkundër atyre që vetë kishte deklaruar paraditen e së mërkurës, për “situatë të qetë”, jo më larg nga mbrëmja e së mërkurës, Ilir Beqja vinte alarmin se, situata nuk mund të përmirësohet në këto kushte, ndërsa e cilësonte situatën nga përmbytjet në Shkodër si, “një katastrofë ekonomiko-bujqësore”.Habia për atë që Ilir Beqja, deputeti i pa mandatuar i Shkodrës, ende nuk po kuptonte se ç’po ndodhte, arriti kulmin dje, fiks 24 orë, pasi ai “kryqëzonte” qeverinë për përhapje paniku. Por, këtë herë, vetë Ilir Beqja, ishte personi i marrë peng nga paniku. E pra, ai, mësohet se kishte qenë në orët e para të ditës së djeshme bash, mu te kthesa e Dajçit dhe vërente “i tmerruar”, “se shteti shqiptar ka mbaruar. Nuk ka as polici, as ushtri dhe asnjë shenjë të ekzistencës së shtetit”. Po, po. ai, Ilir Beqja, shprehej dje i frikësuar në këtë farë mase, ai pra, që një ditë më parë, tmerrohej nga prania e shtetit, po në Dajç, sipas të cilit, ai (shteti), përhapte panik, kur, po sipas tij, situata ishte e qetë.Ilir Beqja, aq di dhe aq kupton për punët e përmbytjeve, ndaj edhe faleni, se nuk di se ç’flet. Ai mund të di shumë më shumë për pensionet, apo ca më shumë për manipulimin e mundshëm të sistemit TIMS, nëpërmjet ndonjë “Intech” të tipit sh. p. k., por që të e kuptojë ndonjë gjë për përmbytjet, harrojeni...!Ndërsa, kjo mosdije për Ilir Beqjan është e falshme, e pafalshme është për PS-në në përgjithësi dhe për opozitën në veçanti.Ndërsa deri para ditës së djeshme, PS-ja mjaftohej vetëm me deklaratat, sa për të thënë, e të zakonshëmve, Erion Braçe, Armela Imeraj, Ilir Beqja, apo Mimi Kodheli, dje, kur pritej që pas kthimit në atdhe të Edi Ramës të kthehej edhe kërkesa për hapje kutish, ndërsa kjo (hapja e kutive) u harrua, u ngatërruan edhe më keq kërkesat e PS-së,përballë situatës së rënduar. ndërsa Edi Rama, jepte leksione se përmbytja nuk ka ardhur prej ngrohej globale, Spartak Ngjela, bënte “profetin” kur deklaronte se “po të hapeshin kutitë”, nuk do të kishte përmbytje. Për Erion Veliajn, nuk di ç’të them, përveç se të vë në dukje injorancën e tij në gjeografi, kur beson dhe artikulon se Shkodra e Lezha, ndodhen në “verilindje” të vendit...Dhe sikurse edhe me rastin e Gërdecit, apo edhe të Fazlliçit, PS-ja në veçanti, por edhe opozita në përgjithësi, ndërsa kanë shtuar presionin për Prokuroren e Përgjithshme, për hetimin e radhës nga ana e saj, të mundshëm vetë-dështues, sikurse me “Gërdecin” dhe “Fazlliçin”, Edi Rama, Spartak Ngjela, Skënder Gjinushi, Nard Ndoka, apo Erion Veliaj, për pak protagonizëm më shumë, nga ana tjetër, nuk harruan të merrnin dje edhe rolin e brekëgrisurit, kur paralajmëronin hapjen e nja dy numrave të llogarisë, për të mbledhur e shpërndarë ca të holla të mundshme, sikurse dhe nuk i mblodhën dhe nuk i shpërndanë dot, as me rastin e Gërdecit, megjithëse zhurma ishte edhe ca më e madhe....