Ilir Kraja Sukses i pritshem Calja e Godelli e ardhmja e peshengritjes
Fale dy peshengritesve Briken Calja e Daniel Godelli Shqiperia ka dominuar konkurrimin ne peshen 69 kg ne Kampionatin Europian per U-23 ne Limasol te Qipros. Me nje total prej gjashte medaljesh te fituara rivaliteti ne pedane ka qene i gjithi kuqezi. Ne fund ka triumfuar Calja qe fale peshes me te vogel trupore vetem 20 grame eshte shpallur kampion i trefishte i Europes per te rinj duke marre tri medalje te arta nderkohe qe Godelli ka fituar tri argjendi. Edhe pse dy sportistet kane regjistruar nje rezultat te jashtezakonshem ky sukses i tyre nuk ka ardhur si surprize ne zyrat e Federates Shqiptare te Peshengritjes. Sekretari Ilir Kraja deklaroi Suksesi i arritur nga Calja e Godelli ishte i pritshem. Ne e dinim qe perpara startit te konkurrimit se keta dy peshengrites do te arrinin rezultate te larta dhe do te pretendonin medalje. Ata e shnderruan konkurrimin ne peshen 69 kg ne nje duel vetem lsquoshqiptar ndersa kane tentuar qe te ngrinin pesha edhe me te medha. Kemi qene vazhdimisht ne kontakt me stafin e Kombetares ne Limasol dhe te gjithe jane te kenaqur per tri medaljet e arta te Caljes dhe tri te argjendtat e Godellit. Ne fund numri 2 i FSHP-se konfirmoi se Endri Karina eshte demtuar ne krah gjate pergatitjeve per Europianin dhe nuk ka udhetuar drejt ishullit te Aferdites.