E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Vranici Do te punesoj 1000 veta gjate mandatit tim

Aleanca per te Ardhmen

Ilir Vranici me nje sere arritjesh ne fushen e tij profesionale provon te sfidoje ne garen elektorale per fitimin e mandatit te tij te pare ne drejtimin e qytetit te Peshkopise kryetarin aktual te kesaj bashkie. Ne intervisten e tij per Shqip ai paraqitet mjaft kritik ndaj rivalit demokrat dhe premton ta cliroje qytetin nga masakra urbane ne te cilen e ka futur ai qytetin. Dashuria per qytetin tim dhimbja qe ndiej per gjendjen ku e kane katandisur deshira dhe detyrimi qe kam ndaj Peshkopise dhe bashkeqytetareve te mi me obligon te vihem ne sherbim te tyre thote ai.

Si e shikoni zgjidhjen e papunesise se larte dhe uljen e nivelit te varferise

Peshkopia ka rreth 19000 banore. Shifra zyrtare e papunesise eshte 42 per qind ndersa ne fakt ajo shkon mbi 60 per qind ku grupmosha me e prekur nga papunesia eshte 25 deri 40 vjec pra pjesa me vitale e popullsise se afte per pune. Ulja dhe heqja e taksave krijimi dhe shtimi i hapesirave per biznesin hapja e bizneseve te reja ngritja e linjave dhe e fabrikave te perpunimit te frutave rritja e investimeve do te bejne te mundur qe njerezit te zhvillojne lirshem aktivitetin e tyre social tregtar e kulturor. Objektivi i punesimit te rreth 1000 punetoreve gjate kater viteve do te bente te mundur uljen e numrit te te papuneve dhe reduktimin e varferise.

Si mendoni ta zgjidhni problemin e furnizimit me uje te pijshem 24 ore pa nderprerje

shte e pabesueshme por fatkeqesisht e vertete qe banoret e Peshkopise vuajne per uje te pijshem ne nje kohe kur burimet per furnizim te panderprere me uje te pijshem jane te shumta. Kjo per vete poziten gjeografike qe ka qyteti i Peshkopise. Ne vitin 2004 qe eshte dhe viti i pare i mandatit te pare te z. Ilir Krosi banoret e qytetit furnizoheshin me 10 deri ne 12 ore uje ndersa sot ata furnizohen me maksimumi 3 ore por ka raste edhe me 30 minuta si disa dite me pare. Kjo jo per mungese fondesh e rrjet te amortizuar pasi vetem ne fund te vitit 2009 u akorduan rreth 190 milione leke te cilat u perdoren ne 2010 por jo per rikonstruksionin e rrjetit por per rrethimin e depove te ujit. Ne vitin 2007 u inaugurua nga vete Berisha edhe nje ujesjellesi i ri qe kushtoi 5 milione dollare por qe kurre nuk shtoi qofte edhe nje pike uje ne cezmat e qytetareve. Sot ky ujesjelles dhe i gjithe ky investim eshte i braktisur. Si kandidat per kryetar bashkie kam nje projekt ambicioz per zhvillimin e Peshkopise ku perfshihet edhe synimi qe qyteti i Peshkopise te furnizohet me uje te pijshem 24 ore pa nderprerje.

fare do te beni konkretisht per rritjen e te ardhurave nga llixhat kurative te Peshkopise

Ne qytetin tone ushtron aktivitet Ndermarrja Balneare Peshkopi e cila shfrytezon burimet e ujerave termale ndermarrje e cila eshte ne varesi te Bashkise Peshkopi. Ne pergjigje te pyetjes tuaj do thosha se gjeja e pare qe do beja ne krye te bashkise do te ishte permiresimi i menjehershem i cilesise se sherbimit ndaj klienteve me nje organizim te persosur pune jo vetem nga Ndermarrja Balneare por edhe nga banoret qe vene banesat e tyre ne sherbim te klienteve. Kjo do te arrihet edhe duke u thene stop vjedhjes e korrupsionit ne kete sherbim. Sa per te krijuar nje ide mbi permasat e korrupsionit ne kete qender balneare me lejoni qe tju paraqes disa te dhena nga materiali i KLSH te ushtruar ne tetor te vitit 2008 Per periudhen e mbikeqyrur nga grupi i kontrollit 1 deri 20 tetor u arketuan 8 milione leke te reja pra mesatarisht 400 mije ne dite ne nje kohe kur arketimet e gjithe muajit tetor 2007 ishin vetem 6.5 milione leke. Nderkohe po sipas KLSH-se ne nje vit mosrealizimi ne buxhetin e Ndermarrjes se Llixhave eshte 35 milione leke te reja.

fare do te beni per disiplinimin e ndertimeve dhe krijimin e hapesirave publike

Qyteti i Peshkopise para pak vitesh shquhej per arkitekturen dhe hapesirat publike shume efikase per qytetaret. Me keqardhje me duhet ta pranoj se sot qyteti im e ka humbur krenarine e tij te dikurshme. Per te parandaluar shkaterrimin e metejshem urban e mjedisor realizimi i programit qe une paraqes para qytetareve mundeson ndertimin dhe rehabilitimin e rrugeve ndertimin e parqeve te gjelberuara krijimin e hapesirave te reja publike te kendeve te lojerave sistemin e tregjeve publike perfeksionimin e sherbimeve te ndricimit dhe nje pastrim te perkryer te qytetit.

mendoni per permiresimin e infrastruktures rrugore

Infrastruktura rrugore ne qytetin tone gjate ketyre viteve nuk ka pesuar ndonje ndryshim te dukshem pozitiv. Keshtu nder rruget me kryesore qe i mungojne qytetit tone mbetet padyshim ndertimi i unazes. Vec kesaj perparesi e imja do te jete edhe sistemim-asfaltimi i rruges poshte gjykates rruga Vranice-Bulke-Bugjunec si dhe rruget e brendshme ne lagjen Kamen perfshire edhe rrugen per te stadiumi.

Cili eshte vleresimi juaj per kandidatin rival

E respektoj dhe vleresoj si qytetar. Vleresoj cdo pune te mire qe ka bere ndonese ato jane me pikatore. E ftoj te kuptoje se puna e tij si kryetar bashkie per shtate vite radhazi jo vetem i ka lodhur qytetaret por tani ai nuk ka me se cfare ti jape qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›