E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta: Kërcënimet ndaj meje, histori vere

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, është shfaqur në publik pas lajmit mbi kërcënimet e mundshme ndaj tij, duke mbajtur një konferencë shtypi për integrimin.

Meta i është shmangur përgjigjes mbi kërcënimet me jetë ndaj tij, duke e cilësuar këtë lajm vetëm si një histori vere.

Kjo është një histori vere. Po afron i nxehti afrikan, por duhet të merremi me gjëra të tjera. Kërkojeni këtë lajm tek ata që publikojnë gjëra të tilla, deklaroi Meta, duke mos thënë asgjë tjetër dhe dume mos e përmendur faktin se përse është marrë në mbrojtje nga ana e forcave RENEA.

Meta është ndalur vetëm tek reforma zgjedhor, duke thënë se partitë duhet të realizojnë një pakt kombëtar për integrimin.

Dua të apeloj për realizimin e një pakti kombëtar për integrimin, jashtë interesave partiake. Ne kërkojmë ngritjen e një komisioni parlamentar për reformën zgjedhore me fillimin e sesionit të ri parlamentar, ka thënëMeta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›