33 deputetë të PS-së, ankimim në Gjykatën Kushtetuese për Piramidën
Partia Socialiste ka dorëzuar gjatë ditës së sotme një ankimim në Gjykatën Kushtetuese, me anë të së cilës kërkon që të anullohet vendimi për prishjen e Piramidës.
Ankimimi është firmosur nga ana e 33 deputetëve socialistë dhe është dorëzuar në gjykatë nga ana e deputetit Taulant Balla.
Mazhoranca ka kaluar në parlament ligjin për prishjen e Piramidës, gjë që pritet të ndodhë mes shtatorit dhe tetorit. Në vend të Piramidës do ndërtohet nja parlament i ri, që mendohet se do të kushtojë më shumë se 100 milionë euro.