Vogëlushit Ardit, transplant palce në Vatikan
>Është gjetur tashmë zgjidhja për ti shpëtuar jetën vogëlushit Ardit, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në pavijonin e pediatrisë në QSUT. Në pa mundësi për të bërë transplantin e palcës në vend, Ministria e Shëndetësisë bënë të mundur mbulimin e shpenzimeve që transplanti të kryhet në Vatikan, kjo është e vetmja mundësi që vogëlushi të jetojë. Familjarët e vogëlushit shprehen, se duan vetëm që ai të shpëtojë dhe se nuk u intereson asgjë tjetër. Shpresa jonë e vetme është te Zoti.
E sollëm këtu por nuk kanë asnjë mundësi për ta shpëtuar. E vetmja mundësi e për ti shpëtuar jetën është ta çojmë jashtë vendit. Ministria e Shëndetësisë do të bëjë mbulimin e të gjitha shpenzimeve që do të ketë ky transplant. Tani presim vetëm që Ambasada të na japë vizën për në Vatikan. Na ka dalë një problem sepse nga spitali i Vatikanit nuk ka na ardhur data e rezervimit, dhe kjo na ka hapur probleme në ambasadën Italiane sepse nuk na lëshojnë vizën. Me të gjitha është marrë Ministria e Shëndetësisë. Se cili do të jetë dhuruesi i palcës për të ende nuk e dimë pasi të shkojmë në Vatikan do të vendoset. Pasi do të bëhen ende disa analiza për të nxjerrë një diagnozë sa më të saktë dhe më pas të vendoset se cili do të jetë dhurues, shprehet halla e Arditi. Duke parë gjendjen në të cilën ndodhet Arditi familjarët luten që të marri sa më shpejtë vizat dhe shpresojnë që Zoti ti ndihmojë në shpëtimin e jetës së tij.