E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta kërkon nga Libani njohjen e pavarësisë së Kosovës

Turi i Lindjes së Mesme

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një vizite zyrtare në Liban, ka kërkuar nga drejtuesit e këtij vendi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Zëvendëskryeministri Meta është pritur në një takim të veçantë nga presidenti i Libanit, Michael Sulejman, njoftoi dje zyrtarisht Ministria e Jashtme shqiptare, nëpërmes një komunikate shtypi.
“Meta dhe Sulejman shkëmbyen mendime mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme. Meta e njohu Presidentin libanez me politikën paqësore dhe konstruktive të Shqipërisë, si dhe realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në fokus të veçantë pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thuhet në njoftimin shpërndarë medieve.
Me këtë rast, Meta theksoi se Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe kërkoi nga Presidenti i Libanit që vendi i tij të konsiderojë njohjen e shpejtë të shtetit të Kosovës. Presidenti Sulejman vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe politikën e saj të hapjes ndaj rajoneve të tjera, veçanërisht atyre fqinj si Lindja e Mesme. Presidenti i Libanit theksoi se ekzistojnë potenciale te pashfrytëzuara në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në këtë drejtim duhen bërë hapa përpara.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›