E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta tha i pari: Sali Berisha shiti hapësirat detare

E kane fituar betejen me korrupsionin?

Nga Myslim Pasha

Nuk ka shumë rëndësi për të rrëfyer në këtë shkrim se kush ngadhnjeu dhe kush humbi lidhur me paktin detar Shqipëri-Greqi, në një betejë e cila mund të mos kish ndodhur fare, nëse ajo do të fshihej ndër arkiva, firma, protokollarë dhe miqësi vendesh në një gjeopolitikë aq shumë të debatuar. Nuk dihej se si mund të binte rasti për të bërë zbulimin se çkishte ndodhur në fundpranverën e vitit 2009. Një pakt detar që ishte përcjellë me xixëllonja miqësie dhe doli me metastaza drithëruese.

Ky pakt na solli një dështim të plotë të funksioneve të shtetit në të gjithë hierarkinë e tij. Shteti u gjet indiferent ndaj një procesi diplomatik ndërkombëtar për ndarjen e gjeo-hapësirave detare: një diplomaci në kokëulje dhe zvarritje, ndjellje në tavolina të dështuara ndaj mbrojtjes së interesave kombëtare, institucione të studimit gjeo-hapësinor detar symbyllura dhe gojëkyçura, heshtje e turpshme ndaj historisë dhe trashëgimisë, e një hartografie të zhgarravitur dhe gjeo-shkencash të ngrira, e të vetë Akademisë së Shkencave, të cilat rrinin strukur në skutat e tyre të kapura nga diktati i qeverisë dhe kryeministrit.

Kish ndodhur një ndër paktet më tradhtarë dhe më antikombëtarë qysh prej shekujsh që gjallon ky komb.

Mirëpo iliro-shqiptarët në shekuj e kishin hedhur të mirën në det dhe siç thuhet ndër rrëfenja të urtisë shqiptare e mira do të dilte në breg.

Dhe me të vërtetë ajo doli në breg shumë papritmas dhe kaq nxitimthi si askund tjetër.

Po çfarë kish ndodhur?

Ishte vallë ajo një pazar midis qeverisë së Republikës së shitur dhe qeverisë së Athinës që e kërkonte në treg Jonin e historisë dhe të pasurisë së pamasë?

Apo ishte thjesht një interpretim spontan i negociatorëve, që të ndodhur në tavolina bisedimesh humbën betejën, dhe që sdinin se çkishin bërë e seç kishin humbur?

Ndër të dyja këto pyetje deri sot lundrohet kuturu, më shumë për zhurmë dhe manipulim, po nuk dihet ende se në çskuta mund të ketë ndodhur pazari.

A ishte shitur seti?

Mediumet shqip, në hapësirën e opinionit, kishin hedhur dyshimet, por asnjë herë skishin thënë se detin e kish shitur ai apo ky.

Po kësilloj kish ndodhur dhe me oponencën e pavarur (se kështu u quajt nga qarqet mediatike shqiptare) që ndofta ishte ndër më të qetat, më të kursyerat ndër fjalë dhe deklarata, duke duruar dhe hakërrimat e pushtetit dhe sejmenëve të tij, por që ishte shumë e rreptë me dokumentet e shqyrtuar në gjeometrinë dhe gjeografinë, si dhe me argumenteve ligjorë për hapësirën që ish ndarë. Oponenca kish vetëm një thirrje: Lutemi Kryeministrit Kyeparlamentares, Komisionit të Sigurisë, se është bërë një vepër antikombëtare prandaj mos e kaloni në Parlament!

Vetëm një person e mori këtë dëshmi ende të paeksploruar aq sa duhej, ta përdorte për çjerrjëmaske dhe deskreditim të Sali Berishës në atë farë feje, çka u bë shumë përfitues për të.

Ky ishte politikani Ilir Meta. Qe kohë e fushatës elektorale dhe ai ishte ndarë me Edi Ramën duke përfaqësuar atëbotë një Lëvizje Socialiste për Integrim. Ai ishte i pari që më zë të çjerrë deklaronte në tinguj të epërm Sali Berisha e shiti detin e Shqipërisë.

Ata që luftonin në frontin e hapur të mbrojtjes së mëvetësisë së dheut amtar, vijonin prapë të ishin të kujdesshëm në njoftim me opinionin shqiptar, duke sjellë argumente shkencorë dhe ligjorë. As pjesa e opozitës që përfaqësohej nga PS, për arsye që kanë ngelur ende të pagjurmuara, nuk e përdori me forcë këtë  argument, ndonëse ajo e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe e mbrojti.

Kështu, ky Meta, ky socialist i integrimit, në banderolën e tij e përdori, përfitoi e mblodhi shumë votues të së majtës në ato zgjedhje derisa ashtu i shkëputur, zuri një kodrinë të tretë, duke u shndërruar në pol të së keqes së madhe. Votuesit e së djathtës, ose populli i së djathtës, mbajti një qëndrim mospajtues, përçmues dhe sharës ndaj atyre që shpifnin etj, ashtu sikundër edhe qeveria e që mbronte paktin e fitores së saj!!

Dihet se ndërsa vijonte gjurmimi i historisë së tradhtisë  ndodhi edhe ndryshimi befasues, kur e majta shqiptare u shqit, u ça dhe hapërda, ashtu siç vijon deri sot, dhe Ilir Meta nga kodrina e polit të së keqes u bë poli i shpëtimit i Arkës së Noes dhe u krijua qeveria  e sotme e Republikës së Shitur, term që u përdor dhe përkoi aq bindshëm mbas përdorimit që Meta e paratha deti i shitur nga Sali Berisha

Ky det aq i përfolur, ky det aq shumë i interpretuar aq sa nuk ish interpretuar në gjithë historinë e krijimit të tij, nxori dhe argumente aq të parrëzueshëm se çfytyrë kanë në Shqipërinë e sotme politikanë si Ilir Meta.

Po çndodhi në vijim do të thoni ju?

Ai u ysht në darkë dhe u ngrit në mëngjesin e Berishës. Ishte dhe mëngjesi i tij i tradhtisë së dyfishtë, ndaj bashkësisë së majtë e ndaj interesit kombëtar. Politikani u shndërrua në pazarxhi, humbi bindjen dhe ndryshoi qëndrim tërësor orientues i veshur me pelerinën e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm në Qeverinë e Shitur.

Atë e pyetën për paktin detar.

Ai buzëqeshi në cepin e buzës së djathtë, pastaj ngjau i mendueshëm, sepse iu duk vetja mentar i madh, lojtar, atlet peshash të rënda shqiptare, kur e harroi se çkish thënë dy muaj më parë.

Për të pakti detar kish qenë i rregullt, se qeveria ku ai kish hyrë, nuk kish bërë asnjë mëkat dhe asnjë shitje deti. Pastaj qeshi në të majtën e buzës së tij të shpërfytyruar.

Për oponentët e pavarur dhe mediumet shqiptare ai tha se ne besojmë njerëzit tanë, ata që i kemi në punë dhe nuk besojmë ata që kanë dalë në pension dhe janë të lajthitur. Gjykata Kushtetuese ka mendimin e saj, por qeveria ka mendimin e saj, gjë të cilën asnjëherë nuk e tha as Sali Berisha, ky shitës i detit dhe Kryeministër i Republikës së Shitur.

Ky ishte akti i veçantë tragjikomik i Ilir Metës, që historia nuk do ta harrojë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›