E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoichkov: Mbarojini per 10 minuta !!!

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
Albania-sport- Hristo Stoichkov kerkon nje gol te shpejte ne ndeshjen kunder Shqiperise neser. Trajneri bullgar ja ka komunikuar kete edhe lojtareve te tij ne mbledhjen qe u be pas stervitjes te djeshme. " Shqiptaret mbyllen shume ne mbrojtje. Do te na betonojne aty , dhe nuk kemi ku te shkojme pastaj. Prandaj kerkoj nga ju qe ti mbaroni shpejt – per 10 minuta !!! ", ka urdheruar Stoichkov. Trajneri bullgar kishte frike se lojtaret e tij do ta nenvleresonin Shqiperine. Per kete arsye ai vazhdimisht , disa here ne dite i ka paralajmeruar qe ti bejne syte kater. " Duhet te jeni te mobilizuar gjate gjithe kohes. Tamam sikur te jeni duke luajtur finale", shtoi bullgari. Stoichkov gjithashtu ka i ka ndaluar futbollistet te shetisin neper koridoret e residences "Bojana" mbremjen para ndeshjes. Ai ka urdheruar qe te mos luhet me letra, dhe te mos pihet duhan. " Asnje lloj loje me letra , dhe asnje cigare !!! Do te bejme kontroll ne darke. Ne oren 22:30 ju dua te gjitheve ne krevat, sepse neser , ju , e jo une, do luani ndeshje per kualifikimet e Europianit" , urdheroi Stoichov Ai gjithashtu i kujtoi lojtareve per ndeshjet e veshtira ndaj Shqiperise ne vjeshten e 1995. Atehere ndeshja ne Tirane mbaroi 1-1, kurse pastaj bullgaret fituan ne Sofie me rezultatin 3-0. Ketu Stoichkov , shpjegoi se rezultati 3-0 nuk eshte real aspak , sepse bullgaret fituan shume shume veshtire.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›