Oto Baric : Do te luajmë për barazimin

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
Shqiperia do te luaje per barazim ne ndeshjen e neserme kunder Bullgarise, tha trajneri Oto Baric ne nje conference per shtyp sot. " Besoj, se kemi shanset tona… edhe pse kur bullgareve nuk i ecen loja , fillojne te nervozohen." Sic dihet , kroatit 75-vjecar nuk ju dha leje nga mjeket e tij te udhetoje per ne Sofie, por ai nuk i morri parasysh fare keto keshilla dhe mberriti ne Sofie qe te drejtoje skuadren nga stoli. "Para tre ditesh nuk e besoja se do ndodhesha ketu, sepse kisha probleme te medha me frymemarrjen dhe doktoret nuk me lejonin te levizja. Ne Bullgari kam luajtur disa ndeshje me Dinamo Zagreb , Rapid Viena dhe kombetaren e Kroacise. Kohet e fundit na ndjek fat i keq. Per shembull ne ndeshjen e fundit me Sllovenine ne Shkoder, kishim 4-5 raste te pastra shenimi por nuk arritem te merrnim fitoren e merituar. Tani shpresoj qe gjerat do te kthehen ne anen tone dhe fati do te na buzqeshe", u shpreh Baric. Trajneri shpjegoi qe po nderton nje skuader te re, me lojtare te rinj dhe me prespektive, dhe dha si shembull gjashte lojtaret veterane, te cilet nuk i ka ftuar me ne kombetare qe kur eshte trajner. Baric tregon se kombetarja Shqiptare ne asnje menyre nuk do mbyllet ne gjysmefushen e vet, por do te provoje t`I kundervihet skuadres bullgare. Kroati akoma nuk e ka vendosur se kush do te luaje ne ndeshje , sepse nuk ka marre akoma informacione rreth gjendjes se ekipit. Besohet se lista me 18 lojtaret do te behet publike neser ne mengjes. "Kemi dy lojtare te demtuar, por demtimet qe kane nuk do u pengojne te luajne ne ndeshjen ne "Vasil Levski" , shtoi Baric