Plani urbanistik, në vend të stacionit aktual të trenit do të jetë tramvaji
21/12/2011 Basha firmos bashkëpunimin me Bashkinë e Kamzës dhe drejtuesit e 5 komunave
Plani i ri urbanistik i kryeqytetit do të shtrihet përtej së ashtuquajturës “vijë e verdhë”. Në mbledhjen e djeshme të grupit strategjik për hartimin e këtij plani, ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e bashkive dhe komunave përreth Tiranës, të cilët kanë mirëpritur propozimin e grupit strategjik që studimi dhe plani rregullues të shtrihen përtej kufijve administrativë të kryeqytetit. Për këtë është nënshkruar edhe protokolli i bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës, asaj të Kamzës, komunës së Paskuqanit, të Dajtit, Farkës, Kasharit, Vaqarrit dhe këshillit të qarkut. Gjatë takimit të zhvilluar dje kryebashkiaku Basha ka rikonfirmuar idenë e zhvendosjes së stacionit të trenit nga lagjet e banuara drejt periferisë së kryeqytetit. Ndërkohë në vend të stacionit aktual të trenit do të ngrihet linja e tramvajit, ndërtimi i së cilës do të nisë gjatë muajve të parë të 2012-s. Linja e tramvajit do të përshkojë distancën nga Lapraka deri në sheshin “Nënë Tereza” dhe pritet të zgjidhë ndjeshëm problemin e transportit publik në kryeqytet. Basha nënvizoi se hekurudhat shqiptare nuk mund të jenë më në qendër të kryeqytetit, ato do të jenë jashtë vijës së verdhë, çka do të ndihmojë edhe në zhvillimin e mëtejshëm të procesit të legalizimeve, që ka mbetur peng i burokracive. Stacioni i trenit do të zhvendoset në ambientin e ri të gjetur, që është pjesë e territorit të komunës së Kasharit. Sipas Bashës, largimi i trenit nga lagjet e banuara të kryeqytetit është i domosdoshëm, pasi çdo vit dy apo tre persona kanë humbur jetën. Njëkohësisht pranë stacionit ku do të vendoset treni do të ngrihet edhe terminali i linjave urbane për të gjitha drejtimet. “Flas për një terminal multimodal në zonën që përmenda, atje ku kemi një hapësirë rreth 80 mijë metra katrorë në formë trapezoide, në zonën që njihet si “Pallatet e Malajzianit”. Atje do të shërbehet treni, që në këtë koncept do të ketë atje stacionin e fundit, për të shkarkuar më pas pasagjerët tek tramvaji, që do të jetë pika hyrëse në Tiranë. Autobusët interurbanë të Veriut, Jugut dhe Perëndimit do të përqendrohen gjithashtu në këtë pikë, së bashku me autobusët e qytetit, që do të shërbejnë për qytetarët e kryeqytetit”, - shpjegoi Basha
Marrëveshja me komunat për zbatimin e planit
Në mbledhjen e djeshme të grupit strategjik për hartimin e këtij plani, ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e bashkive dhe komunave përreth Tiranës, të cilët kanë mirëpritur propozimin e grupit strategjik që studimi dhe plani rregullues të shtrihen përtej kufijve administrativë të kryeqytetit. Për këtë është nënshkruar edhe protokolli i bashkëpunimit mes bashkisë së Tiranës asaj të Kamzës, komunës së Paskuqanit, të Dajtit, Farkës, Kasharit, Vaqarrit dhe këshillit të qarkut. Ky protokoll bashkëpunimi parashikon që plani strategjik dhe rregullues i zhvillimit urban të Tiranës të shtrihet edhe në pjesë të konsiderueshme të territoreve të njësive vendore që kufizojnë kryeqytetin. “Fatkeqësisht, zhvillimi urban i viteve të fundit ka ndodhur në një klimë të thellë mosbesimi, mosbesim ky i reflektuar në mënyrë të veçantë mes njësive vendore të metropolit dhe jo e pastimuluar shpesh nga vetë aktorët, duke filluar me vetë Bashkinë. Dukshëm kjo qasje nuk ka pasur pasoja pozitive, por vetëm negative, ndaj zhvillimi urban i metropolit thërret për një klimë të re të planifikimit të territorit, për t’i kthyer atij edhe klimën e duhur të zhvillimit ekonomik, si synim parësor i Bashkisë”, - ka deklaruar Basha.