E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurseni kohën dhe paratë me e-banking nga ProCredit Bank

21/12/2011  Teknologjia kursen kohë dhe lehtëson administrimin e financave

Oferta e fundvitit të ProCredit Bank sjell për klientët e saj dhe publikun e gjerë mundësinë të kryejë pagesa apo transferta bankare në siguri të plotë në internet, nga shtëpia apo zyra duke përdorur shërbimin e-banking. Kjo ofertë sjell tarifat më konkurruese për transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare me avantazhin e ekzekutimit brenda ditës. Koha që mesatarisht një klient do të shpenzonte, duke shkuar në bankë dhe kryer fizikisht disa pagesa është 1-2 orë. Tarifat brenda rrjetit të bankave ProCredit nëpër botë janë më të ulëtat të aplikuara në sistemin bankar. Opsionet e shërbimit e-banking që mund të zgjidhni në ProCredit Bank janë të ndryshme. Aksesi i lirë që përfitohet pa pagesë, ka karakter informues për përdoruesin, ndërsa opsioni akses i plotë ofrohet në një tarifë modeste prej 2.500 lekësh për një periudhë trevjeçare. Për bizneset është dizenjuar një opsionin e kombinuar që siguron efektivitet nëpërmjet përdorimit të një llogarie nga disa persona të autorizuar në nivele të ndryshme. Garancia që ofron ProCredit Bank për klientët e saj në ekzekutimin e pagesave dhe transfertave online është tepër e lartë dhe mbështetet nga teknologjia gjermane e fjalës së fundit. Një pajisje elektronike që gjeneron kodin tuaj personal çdo dy minuta bën të pamundur përdorimin e tij nga abuzuesit. Përdorimi i shërbimit e-banking është i thjeshtë dhe praktik. Programi ju orienton mjaft mirë në çdo hap të veprimeve që kryeni dhe ju ofron kontroll të plotë nëpërmjet printimit të historikut të 100 lëvizjeve monetare të fundit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›