Ilir, mos harro borxhet që i ke PS-së!

-Cilat do të jenë objektivat e socialistëve në këtë sesion?
Taulant Balla: “Sesioni parlamentar që sapo ka filluar, është sesioni i parafundit i kësaj legjislature, e cila do të mbahet mend në historinë e re të pluralizmit dhe të tranzicionit të tejzgjatur shqiptar, për prirjen antidemokratike të mazhorancës dhe të lidershipit të saj punist. Për t’u rikthyer tek pyetja juaj, lidhur me objektivat e grupit tonë parlamentar, më lejoni të theksoj orientimin tonë progresist për të kontribuar maksimalisht në dobi të realizimit të angazhimeve dhe parakushteve që i imponojnë Shqipërisë sonë proceset shumëplanëshe integruese. Në respekt të këtyre objektivave, Partia Socialiste do të vazhdojë të luajë një rol drejtues dhe bashkëpunues në përmbylljen e reformës zgjedhore dhe përmes mekanizmave parlamentarë do të monitorojë në mënyrë të përditshme detyrimin e kësaj qeverie për të pajisur me karta identiteti dhe pasaporta biometrike të gjithë shtetasit shqiptarë. Është për të ardhur keq që kjo qeveri ka treguar në mënyrë të vazhdueshme një shmangie të fokusit nga reformat bazë që burojnë nga angazhimet e Shqipërisë në kuadër të dokumentit të Partneritetit Evropian”.
-Pas kërcënimeve të marra në sallën e Kuvendit nga kryeministri Berisha, a do të vazhdojë zoti Balla të ketë po të njëjtin ritëm kritik ndaj qeverisë dhe vetë kryeministrit?
“Në kushtet e një qeverisjeje gjithmonë edhe më të dështuar, gjithmonë e më të kapur nga korrupsioni familjar, i kthyer në sistem, roli denoncues i opozitës bëhet i domosdoshëm në mbrojtje të demokracisë dhe të interesave të qytetarëve të thjeshtë. Për aq kohë që kryeministri dhe familjarë të tij kanë rezultuar të lidhur apo të përfshirë në afera të mëdha korruptive, madje dhe tragjike për jetë të pafajshme shqiptarësh, siç ishte krimi shtetëror i Gërdecit, kanë rezultuar si përfitues të pandershëm të fondeve publike, atëherë unë dhe kolegë të tjerë të Partisë Socialiste nuk mund dhe nuk do të heshtim për asnjë çast, të bindur se vetëm kështu ne mund të respektojmë më së miri besimin dhe mandatin që kemi marrë nga vota e popullit”.
-Ndërkaq, fillimi i sesionit parlamentar do të ketë në axhendën e tij të ashtuquajturin “ligji i spiunëve”. Cilën forcë politike do të dëmtojë më shumë hyrja në fuqi e këtij ligji?
“Të gjithë shqiptarët e dinë se riciklimi i shpeshtë i kësaj çështjeje nga Sali Berisha ka ardhur si një nevojë për të administruar pa zhurmë konfliktet e brendshme brenda familjes së tij politike. Janë bërë publikë, madje edhe nga gazeta juaj, emra të shumtë bashkëpunëtorësh të ish-Sigurimit të Shtetit, ku një pjesë e konsiderueshme mbajnë mandate të rëndësishme politike dhe qeveritare në kuadër të mazhorancës aktuale. Për këtë qëllim, në mungesë të një konkurrence politike demokratike dhe rigjeneruese figurash të reja politike, klane të caktuara brenda Partisë Demokratike duan të përdorin “ligjin e spiunëve” për të larë hesapet me klanet rivale. Ne si Parti Socialiste nuk kemi nguruar asnjë herë në zbardhjen përfundimtare të kësaj pjese të errët të regjimit diktatorial, duke e konsideruar procesin e lustrimit të figurave të përfaqësuesve publikë si një veprim moral përkundrejt atyre jetëve të pafajshme të lëna në mes apo të persekutuara me pa të drejtë. Unë mendoj se ngritja e një komisioni të posaçëm kuvendor me përfaqësimin e të gjitha forcave politike parlamentare dhe marrja e eksperiencës ndërkombëtare do t’u jepnin fund riciklimeve me qëllime politike dhe klanore të këtij ligji”.
-A do të rikthehet PS-ja në pushtet në 2009-ën?
“Rotacioni politik vitin e ardhshëm është po aq i rëndësishëm sikurse ishte edhe në vitin 1992. Ka shumë arsye që e bëjnë alternativën socialiste më të besuar për qytetarët shqiptarë, përkundrejt keqqeverisjes, dështimit, mashtrimeve elektorale, uzurpimit të institucioneve, korrupsionit të shfrenuar, vjedhjes dhe tjetërsimit të pronave publike. Shqipëria ka nevojë për një mënyrë të re qeverisje, që nuk nënkupton thjesht dhe vetëm një rotacion pushteti ndërmjet dy partive apo dy koalicioneve, por për një politikë të re ku pushtetin e kanë vetë qytetarët. Kjo nuk është thjesht retorikë, por është bindja jonë se ky vend do të ndryshojë për mirë vetëm nëse do të jenë qytetarët ata që të vendosin dhe do të përcaktojnë politikat qeverisëse. Për këtë qëllim, Partia Socialiste në këto vite në opozitë ka hyrë në çdo komunitet lokal dhe në çdo familje shqiptare për të kuptuar prej tyre kush janë problemet dhe nevojat me të cilat përballen dhe vuajnë prej 17 vjetësh, për të ndërtuar bashkë me ta një projekt të madh ndryshimi të vërtetë në qeverisjen e vendit. Ne do të fitojmë, sepse do të fitojnë vetë shqiptarët”.
-Si e shikoni qëndrimin sërish kundërshtues të LSI-së për të bashkëpunuar me PS-në?
“Lëv