Iliria dhe ilirët, në një konferencë shkencore
Dje në Prishtinë, me organizmin e Universitetit Mbretëror Iliria dhe Qendrës për Studime Albanologjike nga Tirana, ka zhvilluar punimet konferenca shkencore e karakterit ndërkombëtar me titulli Iliria dhe ilirët. Konferenca ndërkombëtare Iliria dhe ilirët mblodhi një numër të konsiderueshëm studiuesish; ilirologu Stipqeviq ka shprehur se tashmë duhen detyrimisht metodat e reja historike për ta zbardhur atë që skanë mundur ta bëjnë ato të vjetrat.
E veçanta e kësaj konference ishte kumtesa e ilirologut të mirënjohur nga Kroacia, Aleksandër Stipqeviq, me titull: Ilirët, shqiptarët, kroatët. Stipqeviq tha se kroatët shekuj me radhë e kanë quajtur dhe ndier veten po ashtu ilirë, pasi që, tha ai, kujtoj se ata edhe janë ilirë.Stipqeviq po ashtu u shpreh se në botëkuptimet e historianëve kroatë ka pasur edhe naivitet, por edhe ambicie politike, por që nuk kishin pasur mbështetje në burimet historike. Sot e dimë se gjuha kroate, të cilën ata e kanë quajtur gjuhë ilire, nuk ka pasur kurrfarë lidhje me gjuhën ilire, e po ashtu nuk kanë pasur mbështetje edhe botëkuptimet e tyre mbi kontinuitetin etnik të kroatëve nga ilirët antikë, por këtë do ta dëshmojë përfundimisht shkenca e re, tha Stipqeviq. Stipqeviq, i cili quhet edhe babai i studimeve ilirologjike, ka mbrojtur sërish tezën e tij, duke cituar se ilirët nuk janë zhdukur nga këto hapësira. Shkenca bashkëkohore, me metoda të reja duhet që të zbardhë atë që nuk ka qenë e mundur të zbardhet me metodat e vjetra. Sipas tij, pavarësisht nga kontesti mbi prejardhjen jo-ilire të shqiptareve, e dimë që pikërisht shqiptarët janë ata të cilët kanë ruajtur më së shumti elemente të ilirëve antikë. Në fund ai tha shprehimisht se në qenien e tyre etnike vetëm ekspertët e verbuar nga urrejtja mund të sjellin në pikëpyetje prejardhjen ilire të popullit shqiptar.
Në këtë manifestim kishte edhe shumë studiues të njohur nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Gjermania dhe Greqia, të cilët me referimet e tyre kanë shpalosur të dhënë të reja të studimeve ilirogjike. Gjatë kumtesave ata kanë thënë se historiografia shqiptare ka edhe shumë gjëra tjera për të hulumtuar në mënyrë që të ndriçohet edhe më tej periudha antike e Ilirisë. Një ligjëratë tjetër që zgjoi interesim ishte ajo e studiuesit arvanitas, Niko Stylos, i cili veprimtarinë e vet shkencore e ushtron në Gjermani. Referenca e tij me titull: Gjuha shqipe-gjuhë e ilirëve, ka hedhur dritë mbi disa paqartësi shkencore të cilat vazhdojnë ta kontestojnë vazhdimësinë e gjuhës së ilirëve te shqiptarët e sotëm. Me një interesim të veçantë nga pjesëmarrësit e kësaj konference është ndjekur edhe fjala e historianit kosovar, Jahja Drançolli: Shteti ilir. Drançolli ka theksuar disa aspekte organizative të formacioneve politiko-shoqërore të ilirëve, të mbretërisë së Dardanisë.