E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhe si mund të bëhet kjo? Duke u bashkuar

Nga Ylli LALO
Që të nesërmen herët, pjesa dërrmuese e gazetave shqiptare pasqyruan në faqet e para të tyre intervistën e Fatos Nanos dhënë në orët e vona të natës në televizionin Klan. Jo vetëm normalisht si edhe për politikanët e tjerë, por dhe veçanërisht për të, shfaqja e rrallë e Fatos Nanos dhe aq më tepër në prag të fushatës, përsëri solli reagime kryesisht brenda elektoratit të majtë, atje ku realisht po përgatitet beteja mujore përfundimtare për largimin e Sali Berishës nga qeverisja, siç u pëlqen disave ta banderolizojnë fushatën socialiste pavarësisht logos zyrtare. Reagimet kanë qenë të ndryshme, natyrisht parë nga objektiviteti apo subjektiviteti i këndvështrimit të qytetarit dhe forcave politike. Dikush tha se ai u hakmor?! Dikush tjetër tha se ai hodhi një bombë brenda së majtës dhe iku përsëri, një tjetër tha se ai kishte plotësisht të drejtë që shfaqi edhe një herë dobësitë brenda PS dhe vetë të majtës etj. Personalisht mbas intervistës nuk e di pse kam heshtur dhe kam pritur të nesërmen për të lexuar edhe një herë me kujdes në rreshtat e gazetës shqetësimin, gjykimin dhe sensivitetin e autorit. Ajo çka konsiderova më shumë nga fjala e kryepolitikanit socialist ishte përsëritja në mëse dhjetëra herë e faktit se PS dhe e majta po shkonte në zgjedhje në mënyrë kaotike, e përçarë dhe shumë e demotivuar. Ai shkon më thellë kur thekson se: Unë afirmoj nevojën e një transformimi pozitiv të së majtës Shqiptare, PS-së dhe të forcave të tjera opozitare që duhet të kapërcejnë këtë gjendje edhe gjatë këtij muaji elektoral. Dhe pikërisht ky shqetësim real i përcjell me nerv prej tij në prag fushate nuk mirëpritet me qetësi, por shtrembërohet dhe interpretohet deri si shantazh, ose quhet si thirrje kundër fitores së të majtës dhe demoralizim për të. A thua se fushata është vetëm pjesëmarrja zemërgur a zemërthyer e elektoratit në sallat e pallateve dhe shkallët e stadiumeve. Ashtu sikurse, a thua se fushata për fitoren e së majtës janë vetëm thirrjet të heqim Sali Berishen? Natyrisht që elektorati i majtë dhe aq më tepër ai i ndërmjetëm nuk është dhe kaq irracional sa duket sa që të sentimentohet negativisht dhe pozitivisht prej gjykimeve të një politikani. Ashtu sikurse dikush në mënyrën e vet interpreton gjykimet e një njeriu publik dhe aq më tepër politikan, shumë të tjerë bien në mendime dhe konkludojnë për të kundërtën. Pra, mesazhi: e majta duhet të bashkohet. Dhe përkundrejt kundërinterpretimeve, do të ishte e udhës që sharjet, akuzat dhe ëndrrat e Kalandrës të bien në një vesh të pastër për të mobilizuar të majtën. Të mos harrojmë se tani partitë brenda spektrit më tepër janë të zëna me llogaritë e tyre personale duke hyrë hapur dhe fshehtas në sinorët e njëri-tjetrit pa u kujdesur institucionalisht për masivizimin dhe strukturimin e një fryme besimi dhe lufte të përbashkët për të fituar qeverisjen. Sheshet dhe trotuaret nuk po dridhen më nga uragani i energjisë së Partisë Socialiste dhe të majtës shqiptare. E majta ka nevojë për frymë. Dhe kjo është në të mirë të demokracisë shqiptare. Është shumë e vështirë të konkurrosh dhe aq më tepër të krijosh qeveri brenda spektrit dhe aq më shumë brenda një opozite pa kapërcyer konfliktet evidente brenda saj kur ka ende kohë. Njerëzit mund të flasin një gjuhë dhe përsëri nuk merren vesh, por ata mund të mos flasin të njëjtën gjuhë dhe merren vesh, sepse gjuha e përbashkët në këtë rast është arsyeja. Aq më tepër politika, arti i drejtimit të shtetit, përgjegjësia kombëtare e cila nuk mund të materializohet nëse nuk ka marrëveshje. Dhe kjo shprehet fare qartë në intervistë kur thuhet se nuk mund të presim katër vite për të majtën dhe se fitorja duhet kërkuar duke u bashkuar.
Dhe ky bashkim kërkon një program, një program ku në kopertinën e tij nuk duhet të paraqitet një gogol që për fat të keq të së majtës është votuar nga më shumë se 40%  e votuesve, në këtë rast të djathtë. Ky bashkim duhet të ketë një program qoftë edhe pas zgjedhjeve, që në kopertinë të mos ketë figurën e kundërshtarit si një tabele qitje, por të ketë modelin e së ardhmes, ku në faqet e programit të ketë më pak vitrina shumëngjyrëshe ushqimore dhe manekinesh modernë, por më shumë të varfër që do të sigurojnë bukën dhe veshjen e përditshme vitin që vjen. Më pak objekte e zyra milionëshe prej taksapaguesve dhe më shumë të punësuar. Më pak pallate dymijë eurosh metri katror dhe më shumë të strehuar. Më pak premtime për rritje rrogash e pensionesh, më pak premtime për spitalet dhe të moshuarit, më pak premtime për fshatin dhe qytetin, por edhe sikur vetëm një premtim i cili siguron realizimin e këtyre premtimeve dhe të tjerave që vijnë më pas. Dhe ky premtim është ngritja reale e ekonomisë, rritja e prodhimit dhe shitjes shqiptare. Të gjitha partitë ofrojnë sot në fushatë ashtu sikurse në çdo fushatë të radhës, një mal me premtime, por asnjëra prej tyre nuk bën të qartë, apo nuk hedh dritë mbi malin me para që duhet të sigurojë për të shpërndarë gjithë këto dhurata. Vetëm ngritja ekonomike, investimi i programuar dhe urgjent i të gjithë financës që ekziston në xhepat e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, në një kohë kur institucione investiguese ndërkombëtare identifikojnë një Prodhim të Përgjithshëm Bruto prej 20miliard dollarë, dyfishin e atij të formalizuar. Me një pasuri të tillë kombëtare asnjë parti politike që merr përsipër politikisht përgjegjësinë dhe është votuar nga populli nuk mund të mos vlerësojë këtë detyrim atdhetar dhe politik, apo ta injorojë atë deri në kokëfortësira, sherre dhe grindje private. Akoma më keq, kur duke hedhur poshtë eksperiencën kombëtare dhjetëra vjeçare, eksperiencë nga ku je formuar edhe vetë, të eksperimentosh  4 vjet jetë të një populli duke hipotekuar thjesht një përgjegjësi personale që më pas nuk i vlen me qindramijë shqiptarëve. Dhe pastaj të prekesh pse nuk të shtrojnë qilimin e kuq. Të gjithë kanë të drejtë të mendojnë dhe të përkushtohen për vendin e vet ashtu si për familjen e vet. Kurrkush nuk mund të pretendojë se ai dhe vetëm ai mund të mendojë dhe të përpiqet për popullin dhe askush nuk mund të pengojë gjykimin me zë të lartë apo me zë të ulët të tij, ngaqë tashme ai është bërë garant me përgjegjësinë e vet personale për çfarë do të ndodhë. Por nëse ka një mjek që do të më shërojë mua, nëse ka një mësues që do të flasë për mua, nëse ka një polic që do të më mbrojë mua, thotë Emanuel Kanti, atëherë çmë duhet mua koka me të cilën mendoj? Katër vite janë shumë për të pritur se c`fat do të ketë eksperimenti i njërit dhe i tjetrit. Historia botërore e zgjedhjeve është kaq e pasur për të nxjerrë konkluzione, sa edhe këto 18 vjet janë fare pak që i shtohen kësaj historie. Misteri i të panjohurës që fshihet pas premtimeve të bujshme si dhe varësia ekonomike e shqiptarëve i ka bërë këta të fundit ta kenë më të lehtë të ëndërrojnë prej shekujsh për një NJESH që do tu sillte begatinë se sa të qeverisin vetveten. Dhe ka politikanë që luajnë me këtë. Prandaj e rëndësishme është të kuptojmë, të punojmë dhe të përcjellim atë se ne kemi një kauzë, një qellim, se ne nuk jemi vetëm që aspirojmë për këtë qëllim, se edhe në popull, edhe në shoqëri dhe në partitë e organizuara ka shumë, aq shumë sa është pjesa më e madhe që shpresojnë dhe ëndërrojnë këtë kauzë. Se kauza lidh në çdo kohë këtë masë njerëzish që ndodhet në popull, apo militon kudo. Se qëllimi i aktivitetit politik, shoqëror dhe i përditshëm është kauza, ëndrra mijëvjeçare për mirëqenien tonë të përbashkët. Se nëse nuk do të ishte kjo kauzë, kush do të ishte tjetër motivi? Se nëse nuk do të pranonim se është kjo kauza për të cilën përpiqemi dhe besojmë për ditë, atëherë për cilën gjë vihemi në rresht dhe votojmë për vite dhe shekuj me radhë? Kjo kauzë duhet ti bashkojë të gjithë si qëllim jetësor, fisnik, njerëzor ashtu edhe politik. Kjo kauzë, ky hall mijëravjeçar nëse shkon përtej të majtës dhe të djathtës, nëse bashkon të majtë dhe të djathtë, përse i ndan të majtët?
Është e natyrshme dhe e domosdoshme se rrugët për të realizuar këtë kauzë janë të ndryshme. Ato nuk mund të jenë të kundra, por natyrisht do të jenë të ndryshme. Ky ndryshim rruge, vizioni, ta

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›