Aktorja hollivudiane në shtator në Prishtinë
05/06/2009 Vanesa Redgrave
“Prifilmfest”, përfundojnë përzgjedhjet
Kanë premtuar të sjellin shumë risi nga kinemaja botërore dhe tani duket se puna përgatitore thuajse ka mbaruar. Fjala kryesore mbetet të thuhet në shtator, kur Prifilmfest (festivali ndërkombëtar i filmit në Prishtinë) do të çelë edicionin e tij të parë.
Mjaft emra të njohur kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në festival, mes të cilëve edhe aktorja me famë botërore, fituese e çmimit “Oskar” dhe “Golden Globe”, Vanesa Redgrave. Artistja do të jetë njëkohësisht edhe në pozicionin e udhëheqëses së bordit të nderit të festivalit.
Krahas saj në bord marrin pjesë edhe emra të tjerë të rëndësishëm të kinemasë botërore, si Isidore Codron- producent nga Afrika e Jugut, producent i filmit “Hotel Ruanda” fitues i “Oskar”; Omer Kaleshi, piktor me famë botërore me prejardhje shqiptare, që jeton në Francë; David Gothard, regjisor nga Britania e Madhe, personalitet me kontakte të mëdha në botën e teatrit dhe kinemasë; Isa Qosja, regjisor i njohur nga Kosova; Eqrem Basha, shkrimtar e publicist i njohur nga Kosova; Agim Zatriqi, drejtor i përgjithshëm i RTK-së; Luan Mulliqi, skulptor – dizajnues i shpërblimit të festivalit “Hyjnesha e artë” dhe Shkumbin Istrefi, aktor e producent nga Kosova.
Këto ditë ka përfunduar edhe lista e filmave pjesëmarrës në festival. Ndër vendet që marrin pjesë me filmat e tyre do të jenë Gjermania, Franca, Turqia, Kosova, Shqipëria, Anglia, Afganistani, Bosnja, Maqedonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.
Nuk është harruar as statuja e festivalit, e cila është punuar nga skulptori Luan Mulliqi. Statuja reflekton simbolin e qytetit të Prishtinës dhe mban emrin “Hyjnesha e artë” apo në anglisht “Golden Goddess”. E praruar me ngjyrë ari dhe e punuar me një vijë moderne, “Hyjnesha” e “Prifilmfest”, sipas organizatorëve, do t’i japë një madhështi të veçantë festivalit.
Festivali do të fillojë më 22 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator me natën përmbyllëse të ndarjes së çmimeve.
“Prifilmfest” po ashtu planifikon të organizojë edhe vizita të ndryshme për mysafirët e huaj, në mënyrë që të mundësojë promovimin sa më të mirë të pasurive kulturore, historike dhe natyrore të Kosovës.