Imagjinatë dhe realitet shqiptarësh!
E tillë, gati e pabesueshme dhe sureale po më duket e gjithë ajo çfarë ka ndodhur e po ngjet këto ditë me ca ngjarje të këndshme
dhe jo fort të shpeshta për ne shqiptarët. Duke nisur me atë valëvitje të flamurit kosovar nga Xherdan Shaqiri në “Wembly” të Londrës - si triumfues i Ligës së Kampionëve të Europës në futboll, fitorja e Kupës së Italisë prej Lorik Canës në “Olimpico” të Romës dhe ngadhënjimi i pashembullt i Elhaida Danit tek spektakli i paharruar i RAI 2 - sikur të ishte një San Remo, të gjitha këto ishin shumë të bukura për t’u marrë si të vërteta, sidomos kur sheh e prek këtë realitet tonin të trishtë, që mbizotëron ndaj asaj imagjinate ku mund të zënë vend edhe ngjarje të llojit të mësipërm. Edhe ndeshja e së premtes së ardhshme në Tiranë ndaj Norvegjisë bën pjesë në atë pleksje të imagjinatës shqiptare me realitetin, kur na duket se në Brazil mund të mbërrijmë menjëherë, sa hap e mbyll sytë, ndërkohë që përpara shtrihet një oqean i tërë!
I mbuluar me një tis mjegullor, ku është e vështirë të ndash ëndrrën me të vërtetën, mjedisi rreth ndeshjes së 7 qershorit të krijon një farë përshtypjeje sikur fati i çdo gjëje në këtë vend varet pikërisht prej rezultatit të saj. Për një rreth më të ngushtë, fitorja në këtë rast ngjason me diçka si ngushëlluese, të paktën ndaj atyre problemeve të tjera që prej kohësh nuk po gjejnë zgjidhje, duke harruar se histori të kësaj natyre na është dashur t’i shkruajmë edhe më parë, po me këtë zell dhe përkushtim imagjinar të ditëve të sotme. Por sikur të mos mjaftonin këto dajre e daulle që bijnë për të e që sa vijnë e bëhen më shurdhuese e të padëgjueshme, një muzikë e një tjetër lloji po thuret rreth takimit në fjalë, duke u kënduar bëmave të trajnerit De Biazi për zbulimin e rreth 40 futbollistëve nëpër botë që, sipas tij, na qenkan të denjë e të gatshëm për të veshur fanellën e Kombëtares shqiptare! Përveçse një loje iluzioniste, që i shkon për shtat një magjistari e në këtë rast një soji gazetari ëndërrimtar e jo realist, kjo deklaratë nuk mund të duket aspak e besueshme, kur të gjithë po shohim se që prej gati dy vjetësh me italianin mbi krye, kjo Kombëtare nuk ka gjetur asnjë të ngjashëm si Altin Lala apo Ervin Skela, e jo më një armatë të tërë lojtarësh titullarë, siç pretendoka trajneri se i paska të gatshëm për në ekipin tonë përfaqësues! Fluturon, fluturon... por vjen një çast dhe duhet të ulesh në tokë, duke ditur ta ndash siç duhet imagjinatën nga realiteti. Sepse tjetër lojtar është Xherdan Shaqiri, që di të fitojë edhe titullin kampion i Europës me Bajernin e Mynihut dhe që paturpësisht u quajt “tradhtar”, sepse nuk iu përgjigj orekseve të pangopura e të paskrupullta deri në absurd të ndonjë sojsëzi, dhe tjetër është një nga ata që “i zbuluar” nga De Biazi do të mund të na u kthenka menjëherë në hero! Lorik Canës, të cilit iu deshën vite e vite për t’u bërë ai që është sot, kapiten plot autoritet dhe përcaktues me lojën e tij, nuk mund t’i thuhet ashtu si pa ndonjë gjë të keqe, se na i qenka gjendur brenda ditës njeriu që do ta zëvendësojë në ndeshjen përcaktuese të 7 qershorit, kur ai fatkeqësisht do të mungojë ndaj Norvegjisë!? Të sillesh si një tifoz entuziast, vetëm sepse fati për një çast të ka përkëdhelur më shumë se ç’duhet, kjo nuk i bën mirë të ardhmes së ekipit, që në këtë rast më shumë priret nga imagjinata dhe jo nga realiteti që e rrethon. Dhe realiteti i futbollit tonë dihet se si është, i tillë saqë nuk ke se çfarë t’i mbash mend asgjë për të mirë. Duke komentuar sukseset e klubeve gjermane në arenën ndërkombëtare, ku finalja e Ligës së Kampionëve të Europës ishte për ta, Kaizeri i famshëm Bekenbauer ndër të tjera shpjegonte se ky rast përforcon edhe njëherë idenë se, kur është i fortë ekipi përfaqësues, janë të fortë edhe klubet e atij vendi... Mirëpo kjo sikur nuk shkon për Kombëtaren tonë po të imagjinojmë se ndërsa ajo është gati duke prerë biletën për të udhëtuar si finaliste e Botërorit 2014 në Brazil, ndërkohë realiteti për klubet e futbollit është për faqe të zezë!
Përballja ndaj norvegjezëve është në prag dhe ajo që duhet është të mos hallakatemi ende rreth “zbulimeve” të De Biazit nëpër botë, apo duke e pasur mendjen në pajisjen e tyre me pasaporta shqiptare prej Presidentit të Republikës, sepse më shumë se dobi për Kombëtaren, ende pa fizionomi të qartë për këtë ndeshje, kjo do të ishte një humbje kohe që do të vazhdonte t’u jepte përparësi ideve imagjinare në dëm të këtij realiteti.