Imami: “Arsimi profesional, prioritet i qeverisë”

Kryesuesi i zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami bashkëbisedon me kursantë të Qendrës së Formimit Profesional
Kryesuesi i zgjedhjeve elektorale në qarkun e Elbasanitn Arben Imami njëherazi edhe ministër i Mbrojtjes ka zhvilluar dje një bashkëbisedim me kursantë të Qendrës së Formimit Profesional në Elbasan. Pasi ka vlerësuar punën e shkëlqyer që kryhet nga viti në vit në këtë qendër duke nxjerrë profesionistë të aftë për punë, Imami ka deklaruar se “ky vend ecën, zhvillohet përparon, dhe kjo duket mjaft mirë në këtë qendër të trajnimit profesional në Elbasan. “Është me të vërtetë impresionuese kjo që kam parë sot në këtë qendër për kualitetin e punës që ju bëni, për kualitetin e studentëve dhe instruktorëve për larminë e profesioneve që ju pajisni kursantët, por në një mënyrë të veçantë pasi standardet tuaja të punës të kualifikimit të kursantëve me standardet e BE dhe certifikata juaj është e vlefshme edhe përtej Shqipërisë” - u shpreh Imami. Ai theksoi se fuqia punëtore është një avantazh për Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE. Sipas tij, fuqia punëtore është e aftë të punojë me standarde Europiane, të prodhojë për tregun e brendshëm edhe për tregun e BE. “Përndryshe procesi i integrimit do të ishte një proces problematik, ne do të dëshironim që kur të ballafaqoheshim me problematikat e integrimit ne të kemi një fuqi punëtore të aftë për ta përballuar atë integrim, e cila duhet të ndodhë në fushën e biznesit, artit dhe të kulturës si edhe në fushën e mbrojtjes ne jemi një hap përpara. Një nga drejtimet kryesore të programit të PD të qeverisë dhe kryeministrit për katër vitet e ardhme është që arsimi profesional pjesë e pandarë e të cilit janë tetë qendrat e trajnimit profesional të marrin një theks, një përparësi dhe të investohet shumë” - theksoi Imami. Qendra e Trajtimeve Profesionale në Elbasan ofron kurse dhe për personat me aftësi të kufizuara ku marrin dhe një pagesë extra për punën si: riparim kompjuterash, elektroshtëpiakesh, parukeri, rrobaqepësi, sekretari, anglisht, ndërtim, mekanik dhe hidraulik.
...