E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Arsimi ushtarak të jetë bashkëkohor

Kreu i Mbrojtjes ishte i pranishëm sot në ceremoninë e diplomimit të 71 oficerëve që përfunduan studimet në Kursin e Lartë të Oficerit dhe në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.

"çështja e dijes është mjaft e rëndësishme për ushtrinë tonë. Sistemi ynë arsimor ushtarak duhet të jetë një sistem i hapur, i plotë dhe gjithëpërfshirës. Ne duhet të gjejmë të gjitha rrugët dhe mjetet e nevojshme për ta bërë këtë sistem sa më unik dhe universal", tha Imami.

Ai foli për mjedisin e ri të sigurisë, kushtet e një teknologjie lufte që ndryshon, për mënyrën si po zhvillohen operacionet e sotme, ku ushtaraku nuk duhet të jetë vetëm një luftëtar, por të jetë një gërshetim i gjithanshëm aftësish, durimi e përmbajtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›