E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi vlerëson mbështetjen e Emirateve për Kosovën

Presidenti Topi priti sot ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Tiranë.

Kreu i shtetit duke vlerësuar mbështetjen e Emirateve të Bashkuara për çështjen e Kosovës, vuri në dukje rolin aktiv të saj në Organizatën e Konferencës Islamike dhe bashkëpunimin me delegacionin shqiptar për miratimin e Rezolutës "Për situatën në Kosovë".

Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara e siguroi Presidentin Topi për bashkëpunimin e mëtejshëm në drejtim të rritjes së numrit të shteteve që do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi dypalësh, Presidenti shqiptar vlerësoi pozitivisht klimën e dialogut politik që ekziston mes dy vendeve, ndërsa shprehu besim për nxitjen e marrëdhënieve kryesisht në sektorin ekonomik, shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së investimeve.

Ai vlerësoi kontributin e çmuar të Emirateve të Bashkuara Arabe në financimin e plotë të ndërtimit të aeroportit të Kukësit, si dhe nënvizoi interesin për të mirëpritur investime të tjera nga ky vend, nga kompani të fuqishme, kryesisht në energjetikë, infrastrukturë, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›