Ryshfeti për naftën, kryeinspektori mbetet në burg
Masa është marrë sot nga Gjykata e Apelit, pasi Kreu i Inspektoratit qendror teknik apeloi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.
Joti u arrestua ditë më parë, pasi së bashku me dy persona të tjerë u arrestuan në flagrancë duke marrë para nga një grosist karburantesh.
Operacion i koduar “Bojaxhiu” u ndërmor në fillim të qershorit, pasi Kryeinspektori Joti së bashku me inspektorët Luan Qato dhe Kastriot Llakaj i kishin marrë 20 mijë dollarë një tregtari karburantesh.
Këta tre shtetas për një periudhë prej 8 muajsh në vazhdimësi i kanë kërkuar këtij biznesmeni shumën 10.000 dollarë për çdo anije të zhdoganuar, duke përfituar në mënyrë të paligjshme në total shumën prej 100.000 dollarë.