Rama letër Berishës: Të shkarkohet prefekti i Tiranës
Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, i ka dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, ku kërkon shkarkimin e Krujës për bllokimin e buxhetit.
Në letër Rama, shprehet se do të depozitojë kallëzim penal ndaj prefektit. Reagimi erdhi pak ditës pasi prefekti Kruja kërcënoi se do të bllokonte fondet për Bashkinë e Tiranës nëse kjo e fundit nuk do të lejonte auditin e fondeve të dhëna nga qeveria. Këtë veprim, Rama e vlerëson si politik dhe sulm ndaj pushtetit vendor.
Rama sqaron në letër se disa metoda të përdorura nga prefekti janë të jashtëligjshme, pasi bazohen në ligje të kaluara që janë shfuqizuar tashmë.