Imami Grabitja e trupit te te vdekurit makabritet

Grabitja e trupit te nje 22-vjecari te cilit iu moren sendet e cmuara me te cilat ishte varrosur konsiderohet nga feja si mungese respekti. Policia dyshon se autori ka qene pjesemarres ne varrim
Dhunimi i varrit te nje 22-vjecari qe kishte humbur jeten pak dite me pare ne Greqi ka mbetur ende pa autor. Burime nga policia bejne te ditur se dyshohet qe personat qe kane kryer grabitjen ne varre te jene te lagjes se te riut madje te kene marre pjese ne varrim ku edhe mund te kene pare qe ne arkivolin e viktimes jane vene para ndersa ne trup ka pasur edhe bizhuteri te florinjta.
Elvis Naci imam i Xhamise se Tabakeve ne Tirane e konsideron makabritet dhunimin e varrit te nje 22-vjecari ngjarje e ndodhur gjate nates duke gdhire e premte ne varrezat e Beratit. I pyetur nga gazeta Shekulli lidhur me kete ngjarje ai thote se i vdekuri meriton te njejtin respekt si i gjalli dhe se nuk ka asnje justifikim per veprimin e kryer duke dhunuar trupin e nje te sapovarrosuri.
Ne Berat u dhunua varri i nje 22-vjecari te sapovarrosur. Si cilesohet ky veprim nga feja
Ne aspektin fetar nje akti i tille denohet jashtezakonisht shume pasi ai qe ka nderruar jete i meriton te gjitha respektet njesoj sikur te jete i gjalle. Madje nese do ta shohim ne kete kendveshtrim edhe i vdekuri lahet me uje te vaket as te nxehte as te ftohte per te mos e demtuar. Ne fakt kush demton nje te vdekur ka demtuar dike te gjalle. Edhe varrimi qe behet eshte nje respekt qe Zoti na ka mesuar tia bejme njeri-tjetrit pasi varrosja konsiderohet respekt. Edhe pjesemarrja e njerezve konsiderohet respet per njeriun e vdekur dhe familjaret e tij. Duke e pare ne kete kendveshtrim njeriu qe nderron jete i meriton te gjitha respektet.
mund te thoni per kete rast
Duket se materializmi ka arritur ne te tille qe nuk po respektohet as i gjalli as i vdekuri. E kemi parasysh te gjithe qe kur kalon xhenazja arkivoli cdo njeri ngrihet ne kembe per respekt. Te hapesh nje varr pasi eshte varrosur eshte akt makaber e bere nga njerez qe ceshtja e materializmit iu ka shkuar deri ne palce. Pervecse per shkaqe madhore qe trupi mund te levizet nga ai varr nuk lejohet ne asnje menyre qe te dhunohet apo ti merren pasurite. Keshtu qe ne kete kendveshtrim eshte nje veper e pafalshme qe mund ta beje vetem nje i pafe ose nje qe ska respekt as per te gjallet as per te vdekurit...
Mund ta justifikoje varferia nje akt te tille
Nuk mund te themi qe meqe njerezit jane te varfer te bejne vepra te kesaj natyre. Mund te gjenden forma qe njeriu ta kaloje varferine ne menyra te tjera. shte me e denje qe dikush te lype sesa te demtoje shpirtin e personit dhe te afermit e tij. Per kete rast me mbetet te them qe duhet te mundohemi maksimalisht te jemi te dobishem per njeri-tjetrin. Te pakten ta leme njeri-tjetrin rehat kur kemi vdekur...
Ndikon ne shpirtin e njeriut dhunimi i varrit
Jo nuk ndikon pasi kur njeriu vdes behet nje ndarje totale mes shpirtit dhe trupit. Trupi eshte thjesht rroba e vjeteruar e njeriut shpirti eshte i perjetshem... Por meqe trupi ka pasur nje rol te vecante ai duhet te respektohet...