Brenda javes vendoset axhenda per protestat

Ne ditet ne vijim perfaqesuesit e opozites do te vendosin per modalitetet e tubimeve
TIRAN - Opozita e Bashkuar e Shqiperise bie dakord per vendosjen e modaliteteve per protestat. Ne mbledhjen e djeshme te perfaqesuesve te opozites eshte trajtuar gjeresisht ceshtja e organizimit te protestave. Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur per gazeten Shekulli se prej dites se sotme do te nisin pergatitjet per organizimin e tubimeve ne te gjithe Shqiperine. Te njejtat burime saktesojne se gjate javes se ardhshme do te kete nje percaktim te plote te axhendes qe do te ndiqet per rrugen e tubimeve.
Mesohet se brenda ketyre dy javeve aleatet do te mblidhen perseri per te miratuar grafikun e protestave ne te gjithe Shqiperine qe pritet te kulmoje me protesten e madhe ne Tirane. Burime nga Opozita e Bashkuar e Shqiperise sqarojne se prioritet ne organizimin e protestave do te kete dhe madhesia e qyteteve. Sic mesohet Opozita e Bashkuar e Shqiperise do te perpiqet qe te kaloje ne qytetet me te medha te vendit per te organizuar tubimet per rrezimin e kryeministrit Berisha dhe kerkimin e zgjedhjeve te parakohshme ne vend. Nje tjeter pike e diskutimit te ketyre diteve do te jete dhe menyra se si do te organizohen kjo pasi vete kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne daljet e tij per mediat ka theksuar se protestat e opozites do te jene te papara ndonjehere.
Keshtu qe grupi i punes i cili do te merret me protestat do te vendose edhe per sloganin qe do te kete turi i ri i protestave dhe menyren se si do te kulmoje ajo. Gjithashtu behet e ditur se gjate diteve ne vijim do te kete nje intensifikim te marredhenieve te opozites me median. Ne mbledhjen e djeshme te opozites shqiptare u vendos qe te kete nje komunikim me te madh te opozites me publikun. Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur se gjate diteve ne vijim perfaqesues te ndryshem te Opozites se Bashkuar te Shqiperise do te dalin nga selia e tyre e perbashket per te trajtuar ceshtje te ndryshme qe shqetesojne popullin shqiptar.