Imami: Mbeten për tu demontuar edhe 38 mijë ton municione të tepërta

Arben Imami
Arben Imami, ministër i Mbrojtjes në një konferencë për shtyp ka bërë rezymenë e vitit 2011 për dikasterin që ai drejton. Ministri tha se në vitin 2013 Shqipëria do të përmbyllë procesin e demontimit të municioneve të tepërta. Në këtë pika, Ima bëri të ditur se mbete edhe 38 mijë ton municione për asgjësim në dy vitet e ardhshme.
Prej pothuajse tre vitesh, ne jemi në garë me standardet që i përcaktuam vetvetes për demontimin e municioneve të tepërta. Nëse gjatë vitit 2010 arritëm të demontojmë 20.653 ton municione, ose rreth 3.2 herë më shumë se në vitin 2009, gjatë vitit 2011 janë demontuar 26.500 ton, çka përbën një shenjë garancie për realizimin e objektivit të Qeverisë Shqiptare për ta mbyllur brenda vitit 2013 çështjen e demontimit të municioneve të tepërta, u shpreh Imami.
Ministri i Mbrojtjes duke pasur parasysh shpërthimin tragjik të Gërdecit, nënvizoi se tashmë rrezikshmëria për popullsinë civile është zero pasi depot në afërsi të zonave të banuara, përfundimisht nuk ekzistojnë.
Përveç demontimit, Imami ka pranuar se Shqipëria ka shitur armë gjatë këtij viti. Ai ka sqaruar se vendi ynë nuk i ka shitur Libisë por vendeve mbi të cilët nuk ka embargo për tregtinë e armëve.
Në prioritetet për vitin 2012, Imami tha se Forcat e Armatosura të Shqipërisë dot modernizohen më tej pasi do të pajisen me tre helikopterë të rinj dhe një anije e re, e cila po prodhohet në kantierin e Pasha Limanit.