E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Ne nuk ndalemi pa përfunduar të gjitha rrugët në qytet e fshat

ELBASAN- Kreu i fushatës elektorale Arben Imami ka vijuar turin e takimit të tij në komunën Shushicë i shoqëruar nga kandidati për deputet në këtë zonë Aurel Bylykbashi, i cili duke u ndalur tek inagurimi i veprës më të madhe publike asaj të rrugës me tunel, ftoi të gjithë banorët e zonës së Shushicës që t'i bashkohen këtij treni të madh të zhvillimit dhe të vazhdojnë të votojnë Partinë Demokratike sepse edhe dy projektet, ai i Boshtit të Jugut si edhe Qukës – Qafë Plloçë do ta kthejë Elbasanin në një nga polet më të rëndësishme të aksit Durrës – Tiranë - Elbasan, duke e kthyer Elbasanin në kohën e lavdisë së dikurshme”, tha Bylykbashi.

Nga ana e tij kreu i kësaj fushate në qarkun e Elbasanit Ministri i Mbrojtjes Arben Imami u ndal tek ato që ka arritur qeveria gjatë këtyre viteve, duke u ndalur dhe tek kritikat e opozitës në lidhje me rrugët e ndërtuara nga qeveria, ai u shpre se, ne nuk do të ndalemi pa përfunduar të gjitha rrugët e vendit në qytet, fshat, në zona rurale dhe malore.

“Kanë filluar disa punime të parat edhe në komunën Shushicë, po nuk pati projekte nuk ka punë, po nuk lëvizi pushteti qendror dhe lokal, nuk ka punë. Ne ju premtojmë se do të shtojmë në mënyrë të posaçme investimet në këtë zonë. Madje këtë rrugë që shkon deri në Gjinar do ta çojmë deri në Zavalinë dhe do të bashkojmë të gjithë Shpatin”, tha Imami.

Duke u ndalur tek investimet në rrugë Imami theksoi se tek shumë rrugë të ndërtuara vetëm në qarkun e Elbasanit me fondet e buxhetit të shtetit, jo vetëm në rrugë, por edhe në arsim, shëndetësi, në rrugët e komunikimit, etj. Energjia është ndryshimi, rruga është ndryshimi, interneti është ndryshimi, dhe këto janë kushtet për zhvillim. Qarku i Elbasanit duke përjashtur rrugën Elbasan – Tiranë ka qenë qarku më i privilegjuar përsa u përket investimeve dhe e meriton”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›