E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia: Tre të arrestuar për vepra të ndryshme penale

TIRANË- Forcat e policisë së Tiranës, në 24 orët e fundit, mundësuan arrestimin e tre personave, dy prej tyre në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Policia e Tiranës bën të ditur se, nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë u bë ndalimi i shtetasit Xhevahir Kera, 37 vjeç, lindur Peshkopi dhe banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale të “Vjedhjes me anë të mashtrimit”.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe puna e bërë rezultoi se shtetasi i mësipërm është autor i dyshuar për disa vjedhje, mes tyre vjedhjen e një zyre avokatie në rrugën ”Haxhi H Dalliu”.

Nga Seksioni Kundër Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit Aurel Denjeli, 23 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit Alxhi Nallbani, 34 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, për arsye ekstradimi në Itali, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet Italiane të Drejtësisë, për Veprën Penale të “Pjesëmarrjes në organizatë Kriminale “Trafik lëndësh narkotike të tipit heroinë dhe kokainë”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›