E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: Objektiv i 2013, reformimi i arsimit ushtarak Eva Gjura

Forcat tona te Armatosura, kane bere dje analizen vjetore te punes per vitin 2012. I pranishem ne kete analize, ka qene edhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili gjate analizes se tij, nxori disa konkluzione dhe para pjesemarresve ne kete analize, direktiven e mbrojtjes per vitin 2013. Viti 2012, theksoi ministri Imami, shenoi nje numer arritjesh cilesore per FA. “Hapa te rendesishem u hodhen vecanerisht ne drejtim te persosjes se procesit te planezimit dhe integrimit te FA ne NATO. U hartua dokumenti baze i Rishikimit Strategjik te Mbrojtjes, i cili parashtron rrugen e zhvillimit afatmesem dhe afatgjate te FA; u realizua me sukses me Komanden e NATO-s per Transformim, Konferenca e 5-te e Integrimit ne NATO, e cila certifikoi arritje te rendesishme te FA. Sukseset e vitit 2012; procesi i modernizimit, u avancua me futjen ne inventarin e Forces Ajrore dhe Forces Detare, respektivisht te dy helikoptereve dhe dy anijeve te reja. Nje element i rendesishem ishte futja ne perdorim e uniformave te reja, me cilesine dhe standardet me te mira te ushtrive te NATO-s, te cilat transformuan paraqitjen estetike te FA”, u shpreh Imami. Duke folur per angazhimin e Forcave tona te Armatosura ne operacionet e NATO-s ne Afganistan, ministri Imami theksoi se njohu nje stad te ri duke rritur peshen specifike te kontributit tone, me dy here me shume nga ajo qe kishim 4 vite me pare, bazuar ne standardet vleresuese te NATO-s. Imami tha se, procesi i asgjesimit te municioneve te teperta dhe pastrimit te materialeve te teperta, ka ecur me ritme te shpejta dhe ka krijuar kushtet per permbylljen brenda vitit 2013. Ministri Imami, duke paraqitur Direktiven e Mbrojtjes per vitin 2013, nenvizoi se kjo direktive duhet te perbeje bazen, ne te cilen do te mbeshteten planet dhe programet e punes e te veprimtarive te te gjitha strukturave te Ministrise se Mbrojtjes dhe FA ne permbushje te misionit kushtetues, si dhe detyrimeve qe rrjedhin si vend anetar i NATO-s. Duke u ndalur tek prioritet, Imami e ka cilesuar vitin 2013, si viti vendimtar i realizimit te procesit te integrimit te plote ne NATO dhe persosjes se procesit te planezimit ne strukturat e FA. Sipas Imamit, arsimimi ushtarak, eshte nje tjeter detyre paresore per te gjitha nivelet e sistemit arsimor ne FA, te jete konsolidimi i tij i metejshem dhe lidhja me zhvillimet e FA-se dhe me standardet bashkekohore, me synim arsimimin e personelit me aftesite e nevojshme per permbushjen e misionit te FA-se. Te grihet nje grup pune, i cili brenda muajit Prill te perfundoje nje studim te plote faktmbledhes, per te gjithe problematikat qe lidhen me sistemin arsimor ne FA. Imami tha se, prioritetet kryesore per vitin 2013, do te jene Realizimi i Objektivave te Planit te Integrimit ne NATO; Planifikimi i detajuar i rekomandimeve te Rishikimit Strategjik te Mbrojtjes (RSM), hartimi i Planit Afatmesem dhe Afatgjate te Zhvillimit te FA dhe planit te implementimit te Objektivave te Aftesive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›