Imami: Opozita pergjon Mbrojtjen e jo Mbrojtja opoziten
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i ftuar mbremjen e se henes nga gazetari Cim Peka ne emisionin "Fakt" te UTV, ka folur dhe ka dhene sqarime per mjaft ceshtje qe lidhen me akuzat qe kane bere kohet e fundit deputete te opozites per Ministrine e Mbrojtjes dhe vete ministrin Imami.
Duke folur per akuzen qe i eshte bere se, MM ka pergjuar opoziten, z.Imami u shpreh se ne menyre te cuditshme opozita eshte e frikesuar se eshte pergjuar dhe vijoi: "Nuk ka qene ndonjehere opozita e pergjuar nga MM, por MM ka qene e pergjuar nga opozita dhe PS e di fare mire se kush ka pergjuar dhe me cfare mjetesh". Ketu Imami u shpreh i gatshem te pergjigjet ne nje Komision Parlamentare me dyer te mbyllura per kete ceshtje dhe theksoi: "Zgjatimet e Partise Socialiste kane ndjekur dhe kane pergjuar veprimtarine tone ne cdo pikepamje. Ne menyre te cuditshme, opozita mendon se qeveria jone nepermjet MM ka pasur informacion se cfare do te bente Rama ne 21 janar. Nje njeri qe nuk eshte ne panik gjykon, nje njeri qe eshte ne panik e ka te veshtire te gjykoje. Eshte e qarte mesa duket qe 21 janari ka pasur nje organizim dhe mbeshtetje te fuqishme politike te kryesuar nga PS. Ata besojne se kane qene te pergjuar dhe jane frikuar se mos kane qene te pergjuar. Po nje njeri qe ka dy pare mend ne koke i thote vetes degjo. Ne qofte se qeveria do te kishte informacionin e duhur per 21 janarin, ajo do ta kishte parandaluar kete. Informacionet per 21 janarin kane qene ne nivelin e te dhenave operative dhe kete e kam sqaruar disa here, por ato nuk duan ta besojne, te bejne si te duan. Fakti eshte se ata jane nen presionin e 21 janarit dhe te qendrimeve te mia personale me 21 janar dhe kjo eshte arsyeja kryesore e goditjeve".
Duke iu pergjigjur pyetjes lidhur me kerkesen qe ka bere opozita per te ngritur nje komision hetimor ndaj veprimtarise se Ministrise se Mbrojtjes, ministri Imami ka theksuar se komisionet hetimore parlamentare jane nje nga instrumentet themelore qe ka opozita me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. "Per kete ceshtje, sic e dini, kam dhene nje kontribut personal te rendesishem. Jane komisionet hetimore, ashtu sic jane edhe degjimet publike, sic jane edhe ligjet me 3/5 etj. Te gjitha keto, ne fakt, ne nje republike parlamentare si kjo e jona, e rrisin fuqine e opozites dhe askush nuk mund te jete kunder kesaj. Ka rreth tre muaj qe ka nje vlim nga ana e opozites per te bere kontroll. Jam bombarduar me shpifje, me thashetheme, me trillime dhe genjeshtra te hapura, te cilat vertetohen pikerisht sot qe kane qene te tilla per shkak se kerkesa e ketij grupi deputetesh te opozites qe kane kerkuar hetim nuk ngre asnje ceshtje te vecante. Eshte nje vendim i percaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila sakteson se ceshtje e vecante eshte objekti i hetimit, i argumentuar qarte dhe ne menyre te vazhdueshme, e cila duhet te permbaje fakte te percaktueshme. Ato kerkojne hetimin dhe kontrollin e Ministrise se Mbrojtjes, te MEICO-s, hetimin e menaxhimit te pronave, hetimin e zbatimit te ligjit per gradat ne karriere etj. Pra, ka disa probleme qe jane fondamentale", - tha z.Imami. Ketu ai renditi: "Problemi i pare eshte, veprimtaria nuk eshte ceshtje, hetoheshin njehere e nje kohe veprimtaria armiqesore, veprimtaria nuk hetohet. Qe te hetosh dicka apo nje ceshtje te caktuar duhet te kesh percaktuar qarte objektin e kesaj ceshtjeje, duhet te kesh fakte te qarta te cilat te mbeshtesin nevojen per nje hetim te metejshem. Ne gjithe kerkesen e kesaj veprimtarie nuk eshte paraqitur asnje fakt, sepse e gjithe fushata e sulmeve ka qene politike dhe ne nje mase te madhe edhe personale dhe e pambeshtetur qofte edhe ne nje fakt te vetem. Nese do te kishte edhe nje fakt te vetem opozita do ta kish thene qe une kerkoj si opozite ne baze te ligjit te hetoje kete ceshtje mbi bazen e ketij fakti te vecante, mirepo opozita nuk ka kerkuar kete". Duke nenvizuar se Kontrolli parlamentar ushtrohet nepermjet komisionit dhe opozita nuk e ka kerkuar asnjehere nje gje te tille, z.Imami shtoi: "Ne muajin qershor me thirren deputetet e Komisionit te Sigurise, me propozim te deputeteve te PD-se, per te raportuar lidhur me strukturen e re apo me drejt me thene per tabelat e reja te organizimit te ushtrise. Kjo ceshtje ishte ngritur ne disa media qe i perkasin opozites. Vajta sqarova, bene pyetje u sqaruan, kisha edhe nje staf te tere mbrapa per te dhene cdo informacion te mundshem dhe doli qe ishte nje flluske sapuni. Kerkuan qe te kontrollojne buxhetin, u thashe qe buxhetin e kontrollojne te tjera sfera dhe parlamenti kontrollon nepermjet komisionit kur behet buxheti faktik. Para dy javesh ne kaluam buxhetin faktik ne komision dhe parlament dhe deputetet e PS konstatuan qe nuk kemi cfare te themi per MM, sepse ajo e ka realizuar buxhetin sipas ligjit, 99.5%. Pra eshte nje arritje e shkelqyer, jo vetem qe nuk ka dyshime, jo vetem qe nuk ka gje per te thene, por perkundrazi ka vend per te thene qe puna eshte bere mire dhe eshte bere ashtu sic duhet. Mbas nje jave do te jem per ceshtjen e pronave ne Komision, te kerkuar nga anetaret e Komisionit Parlamentar te Sigurise te grupit parlamentar te Partise Demokratike, te cilet kane kerkuar qe t'u raportoj dhe te ushtrojne kontrollin, i cili u takon sipas ligjit dhe do ta bej kete gje". Imami pohoi se ne teresi opozita nuk kerkon kontroll, por kerkon te beje nje hetim si ne kohen e Enver Hoxhes qe disa deputete, si nje kontroll punetor - fshatar, te thyejne dyert e ministrise dhe te kontrolloje cdo leter. As nje dere ministrie nuk thyhet, aq me pak ajo e MM. Kurse duke shtruar pyetjen "Cdo me thene kjo?", vlereson: "Kjo domethene qe ne nje vend si ky i yni, qe eshte nje demokraci parlamentare, nje vend ku sundon ligji mos te respektohen institucionet. Kontrolli i veprimtarise nuk eshte ceshtje vetem e nje institucioni, fjala vjen flasim per buxhetin. Buxheti kontrollohet nga KLSH, nga kontrolli i Brendshem Administrativ i Kryeministrit, nga kontrolli i Ministrise se Financave dhe nga auditi i MM".
Me tej, ministri Imami eshte shprehur se opozita e ushtron kontrollin per buxhetin nepermjet Komisionit Parlamentar, merr informacione, raporte, kerkon shkresa dhe raportin e pervitshem qe ne dergojme, i cili ka kaluar ne Komisionin e Sigurise dhe prej andej ka kaluar ne Parlament dhe per kete opozita nuk beri as edhe nje verejtje te vogel per zbatimin faktik dhe ligjshmerine e zbatimit te ketij buxheti per vitin 2011. Hetimi nuk mund te jete per veprimtari, nuk mund te jete hetimi per zbatim ligji. Per z.Imami, ky eshte koncept tipik komunist, domethene te percaktojme kush eshte armiku i klases dhe te vazhdojme hetimin e veprimtarise se tij. Ne kete pike, z.Imami shtoi: "Nuk eshte ky roli i komisioneve parlamentare, por roli i tyre eshte qe aty ku nuk ka sukses organizma te tjera te shtetit, nje ceshtje e vecante qe ka fakte dhe prova dhe kompleks faktesh qe tregon qe nje organ i caktuar shteteror, nje agjenci apo ministri, kushdo qofte, ka shkelur ligjin ajo ceshtje behet objekt hetimi. Nuk mund te behet objekt hetimi tere veprimtaria e Sherbimit Informativ Ushtarak. Cfare do me thene kjo? Nuk kemi prova, nuk kemi fakte, duam hetim per te gjetur prova dhe fakte. Ky eshte nje koncept teresisht antidemokratik. Nuk mundet me, keto kane marre fund, nuk mund te kete deputet qe t'i bjeri me shqelm deres se ministrise. Do kete kontrolle parlamentare dhe transparence deri ne fund dhe une jam i gatshem te pergjigjem ashtu sic jam pergjigjur gjithmone, ashtu sic do shkoj te pergjigjem javen tjeter edhe javes tjeter kur shtrohet ceshtja e hetimit te menaxhimit te pronave, ka nenvizuar z. Imami.
Duke folur per ceshtjen e pronave, ministri ka theksuar: "Flasin se shiten prona, por kjo eshte nje genjeshter e madhe. Ministria e Mbrojtjes nuk shet asnje prone, nuk ka as nje lidhje me kete ceshtje. MM vetem deklaron pronat qe kane dale teper nga Plani i Perhapjes se FA dhe keto ia kalon Ministrise se Ekonomise dhe kjo e fundit ia kalon Ministrise se Financave pronat qe nuk nevojiten me per ushtrine. Nga 1000 e kusur prona te nxjerra jashte Planit te Perhapjes nga ushtria shqiptare ne 10 vitet e fundit, ka nenvizuar Imami, 75 % jane nxjerre ne kohen qe qeveriste PS dhe ministri Majko ka bere shume mire qe ka degjuar Shtabin e Pergjithshem, keshilltaret tane amerikane dhe ia ka propozuar Presidentit te Republikes qe nga 1000 prona 750 te kalojne ne proces privatizimi. Natyrisht mund te kete edhe dyshime per abuzime. Ndaj edhe duhet te hetohet. Ja t'ju jap nje shembull une. Ne qofte se MM nje prone qe eshte 70.000 metra katrore nuk e regjistron 70.000 metra katror por 35.000 metra katrore ketu ka shkelje te ligjit. Flitet per ceshtjen e Jalit. Kete e kam denoncuar vete dhe po e ndjek une dhe nese nuk duan qe ta coj ne Prokurori, une do ta coj ne Prokurori sigurisht. Ministria nuk shet asnje prone, nuk ka as nje lidhje me kete ceshtje".
Ne vijim te intervistes se tij ministri Imami ka shprehur opinionin e tij lidhur me letren qe deputeti Pirro Lutaj i ka derguar Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Rasmussen. Se pari, - tha ai, - dua te them qe dergimi i letres ka qene nje gabim trashanik i opozites. Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s dhe keto jane ceshtje te brendshme. Z. Lutaj edhe zoterinjte e tjere qe kane derguar letren z. Rasmussen, nuk kane bere asgje me teper vecse kane cenuar sadopak imazhin e vendit. Ata duhet te botonin edhe pergjigjen qe ka derguar zoti Rasmussen, madje duhet ta kishin publikuar ate. Po te lexohet me vemendje pergjigjen, se pari verehet nje refuzim per t'i kthyer pergjigje asaj qe ata i kane kerkuar, ndersa se dyti vjen mesazhi se eshte ne interesin me te mire te vendeve kur palet dhe institucionet qe punojne brenda sferes se sigurise twe mirekuptohen dhe ky eshte thelbi i ceshtjes. Ne keto 6 muaj PS ka bere cdo perpjekje per arsye politike, por edhe personale, te minoje, sabotoje dhe te shkallmoje imazhin e MM dhe ky eshte nje dem qe i behet drejtperdrejt vendit. Ata jane te papjekur per te kuptuar pergjegjesite e medha qe ka vendi ne raport me ceshtjet e sigurise dhe ne raport me Aleancen. Ne qofte se per te sulmuar politikisht Arben Imamin jane te gatshem te sulmojne te gjithe ministrine, jane te gatshem t'ju bejne thirrje njerezve na sillni dokumentacion, na sillni letra etj, ku te con kjo? Si mund te bej une neser ne opozite, ish-minister i Mbrojtjes, pasneser, tjeter pasneser, te them nxirrni letrat nga ministrite t'i botojme. Kjo nuk mund te ndodh. Edhe kur ben kerkesa per shkresa une nuk mund te jap dokumente sekrete. Asnje drejtues, asnje oficer i MM qe i ka ne dore ato dokumente nuk mund t'i beje te njohura publikisht, pervec atyre njerezve qe ligji i autorizon. N.q.s ka ceshtje per t'u hetuar urdhero fol. Do te hetosh raketat qe nuk jane blere, do te hetosh nje blerje te caktuar per te cilen ti ke verejtje, do te hetosh pergjimet? Urdhero ngri komision per pergjimin".
Duke iu pergjigjur pyetjes se cili eshte qellimi i akuzave te opozites, ministri Imami ka sqaruar se, padyshim qellimi eshte demtimi i qeverise shqiptare dhe ministrit te Mbrojtjes. Ne kete menyre duan te diskreditojne imazhin e qeverise shqiptare dhe kjo eshte pjese e fushates politike dhe elektorale te zgjedhjeve qe po afrojne. Ketu nuk ka asnje pikepyetje, eshte plotesisht e qarte. Aspekti i dyte eshte i lidhur edhe me personin tim, nuk po them arsyet sepse eshte e qarte se po perdoret per te goditur nje nga ministrat e kesaj qeverie, ministri e cila ne keto tre vjet eshte nje ministri e suksesshme ne nje qeveri te suksesshme. Por e gjitha eshte nje tullumbace bosh, nuk ka asgje, nuk ka asnje substance. Ministria e Mbrojtjes ka realizime te shkelqyera. Ndersa duke folur per raportin e tij me Edi Ramen, z. Imami, theksoi se nuk me intereson kjo ceshtje fare dhe nuk ka rendesi absolutisht. Ata kerkojne te godasin Arben Imamin si minister i Mbrojtjes, si nje nga figurat e Partise Demokratike. Nuk eshte se ka folur vetem nje, fillon flet brockulla i pari per trafikant. Ketu flitet qe Shqiperia ben trafik armesh. Nuk eshte nje gje jo serioze, por shume serioze. Si mund te behet trafik armesh ne Shqiperi ne vitin 2012 kur eshte anetare i NATO-s. Eshte e pamundur edhe nje i cmendur po te doje nuk mund ta beje dot. Eshte nje ceshtje e pamundur.
Imami ka folur edhe per perfundimin e mandatit te Prokurorit te Pergjithshem. Ai tha se kjo ceshtje i perket Presidentit te Republikes dhe shtoi: "Ne jemi te detyruar te presim vendimin e tij dhe pastaj do te votohet ne Parlament".