100 Vjetori, Qeveria 1 mijë desh e 1 mijë qengja në Tiranë, Bashkia tortë gjigante 4 tonë
Kur kane mbetur vetem pak jave nga nisja e festimeve per 100 vjetorin e Pavaresise, zbulohen edhe disa nga detajet me pikante te organizmit te kesaj feste te rendesishme per te gjithe shqiptaret. Ndryshe nga sa kane festuar deri me sot shqiptaret me 28 Nentor, qeveria dhe Bashkia e Tiranes kane vendosur t'i japim krejt ngjyra te tjera kryeqytetit, duke e zbukuruar me flamuj dhe simbole te tjera festive kombetare. Festa ne Tirane pritet te filloje ne mesdite, pasi te jete zhvilluar ne qytetin e Vlores, ne oret e para te paradites ceremonia e ngritjes se flamurit ne sheshin simbol te ketij qyteti. Me pas, e gjithe vemendja do te perqendrohet ne Tirane ku surprizat do te jene te shumta. Mesohet se per festimin e 28 Nentorit te 100 vjetorit te pavaresise, qeveria do te there nje mije desh dhe nje mije qengja dhe mishi i tyre i pjekur do tu serviret te gjithe shqiptareve nga Shqiperia dhe mbare trevat shqipfolese, te cilat do te jene bashke per te festuar kete dite te madhe. Gjithashtu mesohet se Bashkia e Tiranes dhe kryetari i saj Lulzim Basha, kane nisur punen per pergatitjen e nje torte gjigante, e cila do te peshoje plot 4 tone. Kjo torte pritet te jete nder tortat me te medha te pergatitura ndonjehere dhe per kete shkak organizatoret e saj shpresojne te futen ne rekordet "Guinnes". Kjo torte gjigante, ashtu si dhe mishi i pjekur, do tu serviret te gjithe shqiptareve qe do te jene pjese e festimeve te 28 Nentorit ne Tirane. Gjithashtu mesohet se pjese e festimeve do te jene dhe grupe te shumta muzikore dhe te ftuar te vecante, te cilet te gjithe se bashku do t'i japim Tiranes pamjen e nje kryeqyteti te papare ndonjehere ne historine shqiptare. Duke pasur parasysh keto detaje te kendshme, qe kane menduar organizatoret per festen, perpos ceremonive te tjera zyrtare, ekspozitave dhe pritjeve te ndryshme, nuk na mbetet asgje tjeter vecse t'ju urojme te gjithe atyre qe do jene pjese e ketyre festimeve, ta kalojne sa me bukur dhe ta shijojne ne maksimum kete 100 vjetor te Pavaresise se Shqiperise.
Kalendari i festimeve te festes se 100 vjetorit te pavaresise
-25 nentor, festimet do te fillojne ne Shkup, ku do te kete nje koncert madheshtor ne pallatin e sportit te ketij qyteti;
- 27 nentor paradite, festimet do te jene ne Kosove, ku do te merret pjese ne perurimin e rruges Morine-Merdare;
-27 nentor pasdite, festimet do te nisin ne qytetin e Vlores ku do te zhvillohet nje koncert me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise;
-28 nentor rreth ores 10:00, Presidenti i Republikes, kryeministri dhe gjithe zyrtaret e vendit bashke me qytetaret e tjere, do te marrin pjese ne ceremonine e ngritjes se flamurit dhe vendosjes se kurorave me lule ne Monumentin e Pavaresise;
-28 nentor ora 13:00, po nga drejtuesit me te larte te shteti dhe politikes si dhe qytetare te ndryshem, do te vendosen kurora me lule ne monumentin "Nene Tereza", ne Tirane;
-28 nentor rreth ores 15:30 minuta ne Tirane, do te celet ekspozita e armeve te Skenderbeut, ne Muzeun Historik Kombetare;
-28 nentor ora 14:00 ne Tirane ne sheshin "Nene Tereza", do te zhvillohet ceremonia perkujtimore;
-28 nentor ora 18:00, koncert me rastin e 100 vjetorit ne Pallatin e Kongreseve.