E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vritet shqiptari gjatë një vjedhjeje

Viktima është shtetasi Marsel Myftari, 27-vjeç. Pronari i vilës ka rrëfyer në polici ngjarjen.

Mediat vendase shkruajnë se Stefano Terrucidoro, një konsulent financiar, 60 vjeç, ka deklaruar në polici se ka dëgjuar zhurmë në banesë dhe pas kësaj, ka marrë një armë dhe ka qëlluar.

Plumbi ka qenë fatal për shqiptarin, duke e goditur në ballë e duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka nisur hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve./Start/

                                                                                             2011-12-27 14:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›