E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonuse për mjekët me arritje në punë

Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, theksoi sot se do të ketë financime shtesë sipas arritjes së performancës dhe cilësisë së shërbimit që u ofrohet pacientëve në Qendrat Shëndetësore.

“Vëmendja më e madhe në kontratat me Qendrat Shëndetësore për vitin 2012, iu kushtua elementeve qe ndikojnë në konsolidimin e menaxhimit të qendrës shëndetësore, si një entitet publik përgjegjës për shërbimin ndaj popullatës që është regjistruar pranë qendrës shëndetësore”, theksoi ajo.

Përveç shërbimeve më të shpejta ndaj pacientëve, ajo tha se një tjetër qëllim i reformës në shëndetësi është motivimi i personelit shëndetësor për një shërbim më cilësor. “Mbështetur në realizimin e pritshëm të treguesve për vitin 2011, rezulton se 416 qendrat shëndetësore te kujdesit shëndetësor parësor të përfitojnë edhe deri në një pagese tjetër, kundrejt realizimit te treguesve të performancës dhe cilësisë.  Numri i planifikuar i vizitave nga mjeket e përgjithshëm e të familjes në shkallë Republike është realizuar ne masën 90 %, ndërsa treguesi i cilësisë apo bonusi është realizuar rreth 50 %”, ka deklaruar ajo.

Sipas ISKSH-së, treguesi i performancës është realizuar në nivele mbi 80%, ndërsa treguesit e bonusit është realizuar në nivelin e mbi 50%. Hana tha se krahasuar me të njëjtën periudhë te vitit të kaluar qendrat shëndetësore, si rezultat i rritjes së numrit te vizitave kane arritur të tërheqin rreth 70 milion leke me shume, ndërsa si rezultat i plotësimit të indikatorëve të bonusit kanë tërhequr 158 milion lekë më shumë.

“Për 6/mujorin e dytë të këtij viti, parashikohet të shpërndahen rreth  310 milion lekë. Nga ky fond përfitojnë rreth 9350 punonjës të QSH, nga të cilët rreth 2000 mjeke familje e të përgjithshëm dhe specialiste, 6600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë, sanitare, shofere, ekonomiste. Fondet për përballimin e shpërblimeve janë transferuar tashme në pjesën më të madhe të llogarive bankare te QSH te cilat duhet te veprojnë menjëherë për shpërndarjen e tyre brenda muajit Dhjetor”, përfundoi. /Start/

                                                                                             2011-12-27 13:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›