E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari i TV NEWS24, Artan Hoxha merr Çmimin e Karrierës

TIRANE - Gazetari i televizionit NEWS24, Artan Hoxha u nderua sot me çmimin e Karrierës. 

Unioni i Gazetarëve përzgjodhi si gazetarin e vitit, Artan Hoxhën që prej vitesh realizon emisionin investigativ, ‘Xhungël’, me motivacionin:

“Emër i shënuar për prurjet e përhershme në gazetarinë e aktualitetit dhe të kronikës në përgjithësi. Gazetar i cilësishëm dhe mishërues i reporterit me kurajo dhe guxim të përhershëm profesional. Artan Hoxha është reporter që përgjatë viteve të përvojës së tij profesionale ka ditur të sjellë me kurajo të pashoqe të verteta tronditëse nga realiteti i përditshëm shoqëror i këtyre 10 viteve të fundit si dhe konsiderohet si një ndër gazetarët investigues më këmbëngulës.”

Cmimi iu dorëzua nga vetë Ministri i Ekonomisë, Nasip Naco, ndërsa personalisht gazetari Hoxha theksoi se ‘gazetaria është një profesion shumë i vështirë dhe puna kryesore në media, kryhet nga gazetarët e terrenit”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Artan Hoxha merr Çmimin e Karrierës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›