Imami: Respektojmë vendimin e gjykatës, për kufirin detar
TIRANE- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka folur për paktin e ujrave mes Shqipërisë e Greqisë. Ai ka pohuar se do të pranojë cdo vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë cështje. I pyetur nga “Zëri i Amerikës” në lidhje me këtë cështje kaq shumë të përfolur kohët e fundit, Imami u përgjigj se qeveria nuk ka dështuar me këtë marrëveshje.
Sipas tij, edhe institucioni që ai drejton ka bërë transparencë të plotë për këtë marrëveshje. Kalimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend, Imami e cliëson si një procedurë normale. Sipas ministrit, në Kuvend nuk do të ketë dialog për këtë pakt. “Pakt për marrëveshjen e kujfijve në Parlament do të kishte vetëm nëse opozita do të ishte e pranishme”, shprehet Imami. Me tej ministri i Mbrojtjes thekson se kufiri mes dy shteteve është vendosur dhe se nga kjo marrëveshje nuk ka të humbur.
Ditën e djeshme, Kuvendi përfshiu në programin e punës, që përmbledh periudhën nga data 16 nëntor deri më 24 dhjetor projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë, për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare .
Vendimi rikthen në shyrtim marrvëshjen aq të debatuar vetëm pak javë pasi vetë Parlamenti e hoqi atë nga kalendari i punimeve, e parashikuar të kalonte në seancën plenare të datës 19 tetor.
Marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë, që u firmos mes dy qeverive në 27 prill 2009 u bë e njohur pas publikimit të fakteve tronditëse nga “Gazeta Shqiptare”, që zbuloi se nga ky pakt me Athinën cenohej rëndë sovraniteti territorial i vendit.
Rikthimi i saj në Kuvend vjen në një kohë kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankimin që partitë opozitare i bënë marrveshjes.
(m.a/BalkanWeb)