E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali/ Pranga dy shqiptarëve, iu sekuestrua 1 kg drogë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane pasi iu kap 1 kg drogë. Oltion Demerxhiu, 23 vjeç dhe Gëzim Hysa, 22 vjeç janë arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës. Në automjetin me të cilën ata udhëtonin u gjend 1 kilogramë kokainë e cilësisë së parë. Vlera e drogës ishte 100 mijë euro. Ndërkohë që në banesën e Gëzim Hysës janë gjetur 5.850 euro, para që vinin nga aktiviteti i shpërndarjes së drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›