E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, vritet një 21-vjecar, në pranga autori

LEZHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Lezhë. Në fshatin Kashnjet të Lezhës, një 21 vjecar është qëlluar për vdekje nga fqinji i tij. Mësohet se ngjarja ndodhi sapo Angjelin Ndocaj doli nga banesa e tij.

Fqinji i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur pë arësye hetimi, ka shtënë në drejtim të Ndocajt me një armë zjarri, tip pistoletë.

Policia e Lezhës ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes, ndërkohë që po punon për zbardhjen e motiveve të vrasjes.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›