Prifti akuzon faturistët: Abuzoni me faturat e energjisë
PUKË- Muaji shkurt i vitit të ardhshëm do të jetë afati përfundimtar për instalimin e matësve të energjisë elektrike. Deklarata ka ardhur nga ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Gjatë një vizite në qytetin e Fushë-Arrëzit, Prifti ka pranuar se ka ende abuzime me faturat e energjisë, duke fajësuar për këtë vetë faturistët, që sipas tij vazhdojnë të përdorin mënyrën e pagesës afrofe.
Ministri Prifti paralajmëroi gjithashtu, se do të ketë masa drastike në rast të shkeljeve në lidhje me faturimin e konsumit të energjisë. Në lidhje me shpërndarjen e energjisë ai nuk la pa kujtuar as rastin e Kujtim Cenajt, në fshatin Buxhon të Pukës, që humbi jetën nga këputja e linjës së tensionit të lartë 220 kilovolt Fierzë-Koman, duke thënë se familja duhet ti drejtohet OSSH-së për dëmshpërblim.
(m.a/News24/BalkanWeb)