Lezhë, ekzekutohet me pistoletë 21 vjeçari

Vrasje me armë në komunën Ungrej të Lezhës. Shtetasi Angjen Ndokaj, 21 vjeç ka mbetur i vrarë pasi është ekzekutuar me pistoletë. Policia ka identifikuar autorin, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Forcat e policisë po vijojnë kërkimet për të bërë të mundur kapjen e autorit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.