Valentina Leskaj Ne politike nuk ndihem ende mire
Ajo sapo ka mbaruar nje mbledhje te rendesishme diku ne PS. Ne fillim i duhen disa minuta sa te mesohet me qetesine qe mbreteron ne nje nga lokalet me te njohura te Tiranes. Ne fakt eshte nje kafe-librari fort e frekuentuar nga studente pedagoge gazetare. Pastaj nis te ndihet mire e rrethuar nga librat dhe fotot e shkrimtareve. Valentina Leskaj deputete ish-kryetare e grupit te socialisteve ka gjetur kohen te flase gjate. Me filxhanin e perhershem te kafese perpara nisim biseden me te. Fjalet shkojne nga historia se si ajo hyri ne politike se si ajo e ndien veten sot mes kolegeve te saj majtas e djathtas dhe deri tehellip Benca dhe vera.
Ju vini ne politike nga ajo pjese e shoqerise qe e quajne shoqeria civile. Politika dhe kjo pjese jo vetem si profesione por edhe si tematike si menyre jetese etj. jane gjera fort te ndryshme. Si vendoset ta benit kete kapercim Cili ishte shkaku
Ne fakt nuk eshte se ka qene nje vendimmarrje e lehte. Kete me duhet ta them. Sepse eshte vertet nje kapercim i madh. Eumlshte nje kapercim i madh edhe ne shoqeri normale akoma me i madh eshte ne nje shoqeri si shoqeria shqiptare. Pa dyshim ajo qe me beri te vendos perfundimisht pavaresisht te gjitha hezitimeve dhe dilemave qe kam pasur ishte fakti qe duke qene e angazhuar ne shoqerine civile edhe ne ceshtjen e te drejtave te grave duke qene e angazhuar edhe ne rritjen e rolit te tyre ne vendimmarrje megjithese une kete ceshtje nuk e shoh si ceshtje numrash duke qene se kisha predikuar me force kete kauze me dukej se angazhimi im i deriatehershem nuk ishte i ndjeshem sa duhej. Me dukej sikur te gjitha ato qe kisha thene do te perktheheshin Une jam per kete por bejeni ju ama Dhe kjo nuk mu duk e drejte. Keshtu qe mu desh te beja nje zgjedhje mes nje angazhimi relativisht komod ne OJQ dhe nje angazhimi ne politike prej te cilit burojne edhe privime pa dyshim.
U menduat per nje kohe te gjate Paska qene nje goxha hezitimhellip
Jam menduar gjate. Une e pata edhe me te veshtire sepse kur me erdhi propozimi nuk qellova ne Shqiperi. Per vendime te tilla te rendesishme njeriu ka nevoje te flase jo vetem me veten por edhe me te tjeret.
Si e priti familja kete vendim tuajin
Familja ne nje fare menyre ishte e ndare. Djali i madh ishte me shume ne favor duke thene qe ke bere nje investim ne jete dhe pse jo mund te japesh nje kontribut edhe ne politike. Pjesa tjeter ishte djali i vogel i cili ishte student ne Paris dhe e perceptonte politiken shqiptare si shume traumatike. Per nje djale te ri qe eshte formuar jashte politika shqiptare ishte shume agresive. Ai ishte disi me i stepur. Por edhe ai me tha se e respektonte zgjedhjen time. Bashkeshorti im gjithashtu ka qene i dyzuar per shkak te egersise qe ka politika dhe te gjuhes se saj te ashper. Dhe kete gje une e them me dhimbje por edhe mua me duket se shpesh prodhohet me shume balte se sa politike. Por pervec mbeshtetjes se familjes sime kane qene edhe tri mikeshat e miat te cilat me kane nxitur qe une ta pranoj sfiden e politikes keto jane Diana Culi Kozara Kati dhe Valdete Sala.
Kur hyte per here te pare ne politiken aktive duhet te kete qene viti 2002 ne mos gabojme ndonje shifer si e ndiet veten mes politikaneve
Ne fakt ne Parlament kam hyre kur nisi te aplikohej ne bashkepunim me partneret nderkombetare ideja e seancave degjimore. Pervoja e pare ka qene shokuese. Nderkohe qe une po lexoja u degjua nje e bertitur e forte. Nuk e mbaj mend tani se cfare po thuhej. Mbaj mend qe ishte Berisha dhe se cpo bertiste me ze te larte. Per nje moment vendosa ta nderpres fjalen por pastaj vazhdova pa i dhene asnje pergjigje. Kete dite e kujtoj shpesh. Imagjino nje grua qe nuk ka asnje barre mbi shpine asnje rol te dukshem politik qe hyn per here te pare ne Parlament aq me shume kur Berisha nje nate me pare kishte thene se femrat ne politike duhet ti respektojme me teper kjo gje me la nje shije shume te hidhur. Ne fakt ky qendrim shkon pertej nje individi te vetem. Kjo ka te beje edhe me frymen dhe me kulturen politike.
Po tani pas tete vjetesh si e ndieni veten ne politike
Akoma nuk ndihem mire. A e dini pse Sepse ka disa njerez qe vijne te ndryshuar ne politike. Kjo do te thote qe jane kompatibel me politiken qe ne momentin kur futen ne te. Ka disa njerez te tjere qe adaptohen me me veshtiresi me te. Ketu nuk e kam fjalen per kulturen e vertete por e kam fjalen per kulturen politike e cila per fat te keq ne Shqiperi eshte ende ne nivel te ulet. Kur kisha gati nje vit qe merresha me politike aktive nje gazetar me pyeti mbi veshtiresine time me te madhe ne kete fushe. Une iu pergjigja se veshtiresia me e madhe eshte ajo e dy gjuheve. Mua vertet me duket sikur flasim dy gjuhe te ndryshme. Une edhe sot e kesaj dite besoj se ende politika nuk flet me gjuhen e njerezve. Nese flet me gjuhen e njerezve atehere quhesh jo i pershtatshem jo i afte jo kompatibel. E kam shume te veshtire qe ta adaptoj kete lloj gjuhe ne te cilen thuhen aq kollaj fjalet genjeshtar hajdut mashtrues mafioz apo edhe te shara te tjera edhe me te renda. Kete nuk e bej dot. Kete punen e dy gjuheve domethene sa politika flet per njerezit dhe sa politika flet per veten e vet e vuaj ende shume.
Sa e lidhur jeni me Elbasanin me zonen qe ju ka zgjedhur deputete
Se pari dua te them se jem me fat qe jam deputete e Elbasanit per te gjitha ato qe perfaqesojne elbasanasit dhe qytetaria e Elbasanit. Cdo deputet duhet ta ndiente veten te privilegjuar nese do te ishte ne Elbasan. Jam shume e lidhur jo thjesht sepse keshtu me duhet te them. Po ju them vetem dy raste qe ta kuptoni me mire kete lidhje. Ne nje aktivitet ne Patos ku isha e ftuar nga nje miku dhe kolegu im u vu per nderin tim muzike nga Elbasani sepse njerezit atje kujtonin se une isha nga Elbasani. Po keshtu ka ndodhur edhe here te tjera madje edhe jashte ne Turqi. Mua fakti qe me konsiderojne si nga Elbasani me ben qe te ndihem krenare.
Te ne eshte vendosur 30 perqindeshi si perfaqesim i detyrueshem i grave ne instancat e larta politike e shteterore. A eshte e drejte kjo perse te mos ishte 20 50 60 per qind. Mbase femrat ne Shqiperi meritojne me shume ose me pak ne drejtimin e vendithellip
Sigurisht ka shume probleme qe lidhen me kete pike. Pa dyshim qe kuota nuk duhet te jete ajo qe te rrezikoje cilesine e Parlamentit. Une besoj se grate nuk duhet te vijne ne Parlament vetem per hir te kuotes. Une jam kunder cdo nisme qofshin keto edhe nga nivele te larta te tipit lsquograte per grate apo lsquograte qe mbeshtesin grate. Kjo do te thote qe ketu ka nje vizion shume te cunguar sepse detyrimi i shoqerise per grate nuk duhet konsideruar si nje favor ndaj tyre por duke e konsideruar ceshtjen e tyre si ceshtje te te drejtave themelore njerezore. Kuota nganjehere keqkuptohet. Kuota garanton nje minimum te pranuar me konsensus te pergjithshem. Shteti dhe shoqeria e kane per detyre te mbrojne promovojne dhe garantojne te drejtat e tyre si te drejta elementare njerezore. Kuoten une e shoh te perkohshme. Shoqeria nganjehere ka nevoje edhe per mekanizma detyrues qe mund te levize bashke me zhvillimin dhe emacipimin e krejt vendit. Une gjithsesi jam e mendimit qe nese do te arrijme nje 30 perqindesh te mbare e te merituar atehere une vete do te jem nje njeri i lumtur. Do te jete nje dite e mbare edhe per Shqiperine sepse realisht besoj qe grate mund te sjellin nje qasje tjeter ne politike. Te ne grate perbejne afro 50 per qind te popullsise dhe kjo perqindje nuk eshte e perfaqesuar. Kjo ka te beje direkt me shkeljen e te drejtave njerezore. Pra kemi gjysmen e shoqerise qe eshte e nenperfaqesuar. Duke qene keshtu edhe ne nje kendveshtrim tjeter shoqeria humbet nga perdorimi i nje resorsi shume te madh.
Sa e veshtire eshte te jesh grua ne politike
Eumlshte e veshtire. Une po e nis nga fakti qe nuk eshte e lehte vendosja e nje balance karriere-familje. Eumlshte e mundur por nuk eshte e lehte. E dyta ka te beje me nivelin e zhvillimit te pergjithshem te shoqerise. Ne shpeshhere flasim per nje Shqiperi virtuale vetem per Tiranen madje shpeshhere vetem per lsquoBllokun por ne duhet te kujtohemi qe 58 per qind e Shqiperise edhe sot e kesaj dite eshte rurale. Ne duhet te kujtohemi qe ajo pjese e Shqiperise qe ka ardhur nga fshati ne qytet sa eshte urbanizuar dhe sa ka fshatarizuar. Duke jetuar ne kete lloj Shqiperie pa dyshim qe eshte shume e veshtire. Une po ju them vetem nje fakt. Jo shume larg prej kendej ne Peqin eshte ende shume e veshtire te sjellesh gra ne mbledhje. Kjo sigurisht qe sjell nje nivel te ulet te perfaqesimit edhe ne organet e zgjedhura por edhe ne drejtim. Faktori i trete shume i rendesishem per qasjen e grave ndaj politikes eshte kultura politike. Per fat te keq te ne kjo eshte nje kulture politike qe i tremb grate.
Ne keta 20 vjet parlamentet qe kemi pasur a e kane shprehur vullnetin e vertete te popullit A kane qene ata ajo cka populli ka dashur apo kane perfaqesuar thjesht synimet e partive
Per mua eshte nje dhimbje kur degjoj se cfare ideje eshte krijuar per politiken dhe per politikanet. Keto mendime shume here te vene ne dilema. Kjo me ka ndodhur edhe mua. Duke degjuar se si vleresohet politika e duke qene tashme pjese e saj edhe une shume here e kam vrare mendjen. Per mua te rrish brenda kesaj politike eshte vertet nje sakrifice. Megjithate une them se nuk duhet pare bardhe e zi. Pa dyshim qe brenda politikes brenda Parlamentit ka njerez me plot vlera. Nuk duhet te harrojme pastaj se kemi vetem 20 vjet qe jemi ndare me diktaturen dhe do te duhet ende kohe per te krijuar nje kulture politike bashkekohore. Gjeja qe me trondit brenda ketij sfondi eshte fakti se sa ne perpiqemi qe te arrijme ne nivele bashkekohore. Problemi eshte i tendences po shkon per me mire apo drejt renies Ky eshte problemi. Ajo qe po ndodh sot eshte nje prirje drejt forces. Ka njerez qe mendojne se forca qendron te te uluriturat ky eshte nje problem i madh. Ne nuk po e gjuajme njeri-tjetrin me ide por me te shara.
Megjithate shija e hidhur e politikes do te thote se disa mekate ajo i ka. Cilat mund te jene ato sipas jush
Mekati i pare eshte te mosfolurit me gjuhen e njerezve por me gjuhen e saj me gjuhen e pushtetit apo te tendences per te marre pushtetin. Per mua ky eshte mekati me i madh. E dyta eshte qe politika ende nuk ka arritur te kaperceje interesat lsquoe vogla te vetat dhe te vere interesat kombetare mbi ato imediate. Politika pastaj duhet shkeputur nga ideja e te qenet ne kete rol thjesht per perfitim. Per mua kjo perkthehet me fjalen korrupsion.
Partia juaj ajo socialiste ka ndonje gje per te permiresuar
Une besoj se forumet e PS-se duhet te mblidhen me shpesh. Nje force politike nuk ka shume rendesi nese eshte ne pushtet apo ne opozite duhet te mbledhe forumet dhe te diskutoje per rruge te reja perballe situatave qe krijohen. PS-ja duhet te kishte mbyllur me shpejt te gjithe procesin e riorganizmit dhe strukturimit. Ne kete duhet ta kishim mbyllur qe ne shtator. Une mendoj se cdo force politike pa dyshim qe edhe PS-ja eshte gjithnje ne nje proces ndryshimi. Rendesi ka qe brenda PS-se ekziston fryma e debatit dhe e kritikes.
Eumlshte folur shume per politiken e re. Po politikanet e rinj si ju duken ne krahasim me qetesine qe ju vete keni shprehur ne politike
Shqiperia ka absolutisht nevoje per nje politike te re jo ne kuptimin e moshes por ne kuptimin e ideve. Sa u takon politikaneve qe jane afruar kohet e fundit per fat te keq vihet re qe shume prej tyre perpiqen te te adaptojne gjuhen dhe qasjen e lidereve te vjeter domethene te atyre qe tashme kane te pakten 20 vjet ne politike. Ndiej sinqerisht dhimbje kur shoh te rinj qe perdorin nje gjuhe qe vetem politike nuk eshte. Akoma me shume e dhimbshme eshte se kur mendon per te rinjte ti mendon per te ardhmen. Besoj se ne diskutimin mbi politiken e re duhet te marrin pjese jo vetem politikanet por edhe shoqeria civile dhe intelektualet. Ne fund te fundit vetem me kete debat konstruktiv do te arrinim te mesonim se cila eshte politika e re e vertete per te cilen ka nevoje sot Shqiperia.
Si ju duket beteja e sotme politike dhe mediatike akuzat e ndersjella lidhur me korrupsionin
Besoj se eshte nje gje e mire qe kane nisur te levizin institucionet e drejtesise sikurse eshte Prokuroria. Pikerisht tani eshte sfida e saj. Prokuroria mund te luaje nje rol shume te madh. Na duhet te presim e te shohim nese kjo do ta vere drejtesine ne vend. Nese pavaresisht se kush eshte pavaresisht se cilit krah i perket i akuzuari do te kemi nje hetim te drejte atehere keshtu do ti behej nje sherbim i madh vendit.
Keni shprese vertet se do te ndodhe keshtu Qenkeni nje optimiste e vendosur ateherehellip
E para une nuk dua te paragjykoj. Hetimet jane ne proces. E dyta do te doja qe ti lejojme institucionet e pavarura te bejne punen e tyre. Ajo qe ka ndodhur me pare ne Shqiperi eshte presioni qe eshte ushtruar mbi institucionet e drejtesise dhe kjo ka ndodhur per arsye korruptive.
Ju vete jeni perballur me te tilla akuzahellip
Po te gjithe akuzat qe u bene atehere kishin lidhje me faktin qe im bir kishte marre leje ndertimi. E para une nuk e di se cfare te keqe ka kur dikush merr leje ndertimi. E dyta kompania e tij eshte themeluar ne vitin 1993 kur nuk kam pasur asnje funksion politik apo shteteror madje atehere ne pushtet ishte Berisha. Nje here i kam bere atij nje pyetje ne Parlament. I kam thene qe nese ti di ndonje gje ma thuaj edhe mua. Nje pyetje tjeter qe i kam bere Berishes ka qene Meqe djemte e mi te dy shume te kualifikuar nuk mund te punojne ne shtet meqenese tashme per ju jane me biografi te keqe me biznes nuk mund te merren sepse ju nuk po i lejoni atehere ka mundesi te me thoni se si do ti mbajne familjet Do te thosha se nese ka nje pjese te lumtur te jetes sime ata jane pikerisht femijet e mi te cilet kurre nuk me kane shkaktuar probleme. Perkundrazi une u kam shkaktuar atyre probleme dhe vuajtje me hyrjen ne politike dhe kjo me ben te ndihem disi fajtore.
Nese do te duhej tju percaktonim me pak fjale a mund te perdorej togfjaleshi nje mama problematike
Absolutisht po. Per femijet e mi kam qene e tille per shkak te te qenet ne politike.
Ju vini nga nje familje e njohur e Kurveleshit nga Benca. Sa ka ndikuar kjo origjine ne karrieren tuaj politike Me sakte sa dhe si
Familja ime u kthye me 1945-n nga Tirana ne Tepelene. Atje kam lindur une. Babai vendosi keshtu sepse njeri nga vellezerit e tij ishte denuar si antikomunist ne nje kohe qe xhaxhai tjeter ishte njeri nder heronjte me ne ze te LANCL. Babai me sa duket nuhati nje lloj rreziku edhe per nje arsye tjeter. Im ate kishte jetuar per vite te tera ne France dhe kishte nje kulture tjeter. Une vete ndihesha keq kur ai protestonte sipas menyres se tij ndaj vizitave te njerezve te rendesishem te pushtetit te asaj kohe. Kur isha e vogel ndihesha keq sepse me vinte turp nga shoqet. Deri diten qe nderroi jete asnjehere nuk e pranoi dot komunizmin. Nganjehere me kane akuzuar si komuniste. Une ne fakt jam rritur mes dy kulturave asaj antikomuniste perendimore qe shikoja tek im ate dhe asaj qe na rrethonte kudo qe shkonim. Babai kishte nje kulture te debatit politik por jo ne kuptimin partiak. Fliste me simpati per De Golin por asnjehere nuk e permendi fjalen parti. Ne Tirane im ate dhe ne u kthyem vetem e vetem qe te mos na privonte mundesine e shkollimit dhe te ecjes perpara. Ne nje fare menyre ka qene e bekuar dita qe une linda ne ate familje sepse besoj se fryma qe ekzistonte brenda saj me ka ndihmuar shume.
Cfare enderronit kur ishit e vogel atje ne Tepelene
Kam pasur dy pasione mjekesine dhe letersine. Por une u martova ne perfundim te gjimnazit. Mjekesia kerkonte pese vjet studime. Vec kesaj nuk me doli e drejta e studimit ne asnje prej degeve qe kerkova. Pastaj studiova per ekonomi politike.
Gjerat qe urreni me teper
Genjeshtra dhe hipokrizia.
Gjeja qe vleresoni me shume te njerezit
Miresia edhe pse me duket se eshte bere nje gje fort e rralle.
Po ngjyra
Me pelqen e kuqja.
Muzika qe degjoni
Klasikja. Me pelqen shume Maria Callas. Degjoj gjithashtu edhe muzike xhaz ndonjehere edhe muzike francez gje qe mbase me ka mbetur edhe nga babai.
Po pija qe pelqeni me teper
Vera. Per kete kam nje motiv familjar. Babai im e perdorte shume sepse ishte i pasionuar pas vreshtarise.