E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mbrojtjes Publikimi i dokumenteve te klasifikuara veper kriminale

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar sërish sot ndaj akuzave dhe deklaratave të të Partisë Socialiste lidhur me publikimin e dokumentave të klasifikuara dhe shitjen e armëve.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i kësaj ministrie Edvin Kulluri i ka cilësuar publikimin nga ana e PS-së të dokumentave sekretë si vepër kriminale dhe ka theksuar se PS është akoma me orën e Enver Hoxhës.

Kulluri ka deklaruar gjithashtu se tregtia e armëve është plotësisht e ligjshme ndërsa ka akuzuar opozitën se kërkon të nxijë imazhin e Forcave të Armatosura. Ai tha se mekanizmi ligjor pengoi trafikimin e armëve, ndërsa theksoi se ky mekanizëm duket se ka shkelur interesat e trafikantëve të armëve.

“Shpifjet dhe trillimet për veprimtarinë tregtare të Ministrisë së mbrojtjes nga pengmarrësit e integrimit kanë si qëllim dëmtimin e imazhit të vendit”- shpreh ai, i cili theksoi se Ministria e Mbrojtjes do mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë kombëtare, në realizimin e projekteve, ndërkohë që prioritet mbetet modernizimi i ushtrisë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›