E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: T’i japim “dorën” e fundit modernizimit të policisë

Deklarata u bë nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha në ceremoninë e 98 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, duke shtuar se përkrahja e qeverisë jo vetëm nuk do të mungojë por do të vazhdojë të intensifikohet duke bërë të mundur që këtë vit të gjitha programet e investimeve, trajnimeve, reformave, të realizohen me sukses të plotë dhe që modernizimi i nisur i policisë shqiptare të njohë maja të reja.

Kreu i rendit tha më tej, se falë punën së policisë u bë i mundur heqja e vizave. “Policia e Shtetit mund të krenohet, çdo punonjës i kësaj organizate mund të krenohet me faktin se janë ata, ishin ata dhe mbeten ata në pararojë të zgjerimit të hapësirës së shqiptarëve, të zgjerimit të lirive të shqiptarëve nëpërmjet procesit historik që ne sot gëzojmë, atë të heqjes së vizave”, vijoi ai.

Basha shtoi se Policia e Shtetit është ndeshur me sfida të shumta, por tani tha ai, kjo polici ka arritur nivelet që krahasohen me ato të homologëve evropianë nëpërmjet adoptimit të praktikave më të mira evropiane dhe kthimit të investimeve të taksapaguesve shqiptarë./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-13 15:10
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›